May 9, 2023
 in 
Personazh

Bebe Rexha rrëfen luftën me PCOS

B

ebe Rexha është një nga këngëtaret më të pëlqyera të momentit. Me hitet e saj që kanë rrëmbyer zemrat e publikut, jehona e saj tashmë është botërore.
Edhe pse talenti është pika e saj e fortë, Bebe komentohet shumë shpesh edhe pë peshën e saj. Madje ajo tregon që këto komentet shpesh i kalojnë limitet dhe kthehen në ofendime të vazhdueshme.

Për këtë temë Bebe më në fund ka folur dhe ka një përgjigje për të gjithë:
“Kam luftuar gjatë gjithë jetës me kilet e tepërta. Që në fillimet e karrierës time kam pasur njerëz që ma vinin shpesh në dukje këtë dhe më thonin të bëja lipostucion ose dhe operacione. Por nuk jam e mërzitur për këtë sepse e di që kam marrë më shumë kile. Jam një grua tashmë dhe jo më ajo vajza 19 vjeç. Dhe trupi i njeriut ndryshon. Disa fitojnë kile, disa humbasin. Jemi njerëz në fund të fundit.”

Përsa i përket arsyes së peshës së, Bebe hap zemrën  dhe tregon më shumë për luftën e saj me PCOS, një çrregullim hormonal që ka disa efektet anësore, ndër to dhe obeziteti.
“Njerëz nuk e dinë që unë vuaj nga PCOS. Shumë gra e kanë dhe nuk e dinë.  Është një nga arsyet kryesore e obezitetit tek gratë. Është e veshtirë sepse ushqimi është kënaqësia ime më e madhe dhe më pëlqen të ha vazhdimisht.”