Mar 24, 2023
 in 
Harmokromia

Bëj këtë test dhe zbulo cila stinë je ti në harmokromi

H

Harmokromia është mjaft e rëndësishme në jetën tonë. Të dish se cilat ngjyra janë bërë për ty dhe të shkojnë më shumë e bën procesin e zgjedhjeve më të thjeshtë. Nëse akoma nuk je e qartë se cila stinë je ti në harmokromi, bëj testin që do të gjesh më poshtë.

1.Kur merr rreze dielli në plazh ti :

A: Nxihesh shumë lehtë

B:Skuqesh e digjesh përpara se të nxihesh

 

2.Ҫfarë i ndodh lëkurës suaj kur ju sforcoheni për aktivitete fizike?

A: Asgjë.

B: Skuqesh shumë

 

3. Vendosni fillimisht një veshje portokalli, më pas një rozë të ndezur poshtë fytyrës pa make-uptë ndriçuar nga drita e mirë natyrale. Lëvizni kokat lart e poshtë shpejt, çfarë shihni?

A: Me ngjyrën portokalli lëkura është më e shkëlqyeshme dhe më homogjene, ndërsa me ngjyrën rozë zbehet.

B: Me ngjyrën portokalli lëkura zverdhet dhe defektet janë më të dukshme, ndërsa me ngjyrën rozë është më e çelur dhe më shkëlqyese.

 

4. Merrni një varëse të madhe dhe vathë voluminozë. Njëherë vendosi ngjyrë floriri, pastaj vendosi ngjyrë argjendi. Cila ju shkon më shumë?

A:Dukesh më bukur më flori. Ai është në harmoni me ngjyrën e lëkurës,syve dhe flokëve.

B:Dukesh më bukur kur vendos bizhuteri argjendi. Ёshtë më në harmoni me ngjyrën e lëkurës, sytë dhe flokët. Floriri të zverdh fytyrën.

 

Le të shohim rezultatet tuaja.

Nëse përgjigjet tuaja janë më shumë tek shkronja A atëherë ju keni një nuancë të ngrohtë dhe për këtë arsye përjashtoni stinën e verës dhe të dimrit nga lista juaj sepse ato kanë paleta me ngjyrë të ftohtë. Ju jeni midis vjeshtës dhe pranverës.

Nëse përgjigjet tuaja shkojnë te shkronja B më së shumti atëherë ju jeni atëherë ju jeni një nuancë e ftohtë. Për këtë arsye përjashtoni stinën e vjeshtës dhe pranverës të cilat kanë ngjyra të ngrohta. Ju jeni më shumë tek stina  e dimrit dhe e verës.

Kliko linkun per te lexuar me shume rreth harmokromise.