Mar 15, 2023
 in 
SkinCare

Benefitet e vajit të kokosit

Ҫ

do ditë e më shumë dëgjojmë se vaji ikokosit është është konsideruar prej kohësh një "kurues" i bukurisë.

Është një element që mund të përdoret për një mori gjërash duke përfshirë trajtimet për kujdesin e lëkurës dhe flokëve.

Vaji i kokosit ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe përforcimin e barrierës së saj natyrore mbrojtëse për të mbajtur më mirë lagështinë, që do të thotë se vaji i kokosit për lëkurë të thatë është fantastik. Ai ka veti anti-inflamatore pra ka aftësinë për të ndihmuar në trajtimin e akneve sepse përmban disa nga acidet yndyrore si acidi laurik që kanë efekte antimikrobiale dhe mund të ndihmojnë në luftimin e patogjenëve bakterialë.

Po luftoni me flokët e thatë dhe të brishtë që janë të dëmtuar dhe të prirur për t'u thyer? Provoni të përdorni vajin e kokosit si një trajtim për to. Ai do të ndihmojë në riparimin e dëmtimit që ndodh në boshtet e flokëve tuaj nga lyrerja, nxehtësia dhe dielli.

 Shumë influencers në TikTok e kanë prezantuar vajin e kokosit si pastruesin e tyre vajor që i ndihmon të shkrijnë edhe shtresat më të rënda të grimit. Natyrisht më pas duhet të kujdeseni që ta hiqni nga lëkura.

Në dimër shumë vajza e përdorin vajin e kokosit si një hidratant për buzët e plasaritura nga i ftohti. Përbërja e yndyrave të vajit të kokosit ndihmon në rimbushjen e komponentëve të humbur që çojnë në lëkurën e thatë dhe të plasaritur të buzëve. Ai krijon një barrierë të hollë por efektive që mban ujin brenda dhe irrituesit jashtë.

Studiuesit kanë shpjeguar se vaji i kokosit është një trajtim shumë efektiv për zbokthin në flokët tuaj. Thjesht aplikojeni lehtë në rrënjët tuaja dhe masazhoni me majat e gishtave duke përdorur lëvizje rrethore. Nuk do të zhdukë zbokthin tuaj, por mund të ndihmojë ta pakësoni atë.

 Gjithashtu beauty influencers e përdorin vajin e kokosit edhe si hidrantant për trupin pas dushit duke e masazhuar atë ngadalë. Në vend që ta përdorni për të hidratuar fytyrën tuaj, gjë që mund të shkaktojë puçrra, mund ta përdorni si një hidratues për trupin sepse është i pasur me acide yndyrore dhe ka veti antibakteriale dhe anti-inflamatore.

Mund të përdorni vajin e kokosit si hapin e parë në një rutinë pastrimi të dyfishtë për furçat tuaja të grimit Ai do të kujdeset të heqë edhe bakteriet më të thella të mbetura në to.

Na tregoni nese edhe ju e keni vajin e kokosit tashmë në rutinën tuaj!

lexoni me shume per efektet e kolagjenit ne lekuren tuaj duke klikuar linkun.