ë shumë sesa për mustardën në këtë artikull do të flasim për vajin e mustardës. Rezulton se vaji i mustardës, në fakt, mund të ketë disa përfitime si për flokët ashtu edhe për lëkurën e kokës.I nxjerrë nga shtypja e farave të mustardës, mjekësia e ka përdorur atë për të trajtuar çështje të ndryshme, duke përfshirë problemet e flokëve dhe kokës.
.webp)
Vaji i mustardës është i pasur me acide yndyrore, si omega 3 dhe 6, minerale të ndryshme duke përfshirë kalcium, hekur dhe zink, sidhe antioksidantë si vitamina B dhe E. Me pak fjalë, fara e vogël por e fuqishme e mustardës është e mbushur me një sërë lëndësh ushqyese potencialisht të mira për flokët dhe lëkurën.
.jpg)
Vaji mustardës:
1. Zvogëlon inflamacionin në lëkurën e kokës: vaji i mustardës përmban acide yndyrore omega dhe antioksidantë, që të dyja mund të ofrojnë lëndë ushqyese thelbësore dhe të veprojnë si anti-inflamator.

2. Ka veti anti-bakteriale dhe anti-kërpudhore: Kjo e bën vajin e mustardës një opsion potencialisht të mirë për të trajtuar çështje tëtilla si zbokthi dhe seborrhea. Përveç kësaj, fara e mustardës ka edhe efekte anti-parazitare.
3. Mund të ndihmojë në nxitjen e rritjes së flokëve: Një studim zbuloi se ai ishte efektiv kundër zbokthit dhe i mirë për reduktimin e rënies së flokëve.Ka disa mënyra se si mund ta bëjë këtë: Së pari , ka vetitë anti-inflamatore të përmendura më parë, të cilat mund të ndihmojnë në parandalimin e humbjes së flokëve të shkaktuar nga inflamacioni. Së dyti, disa përbërës në mustardë mund të ndikojnë në receptorë të veçantë në gjëndrën e flokëve që luajnë një rol në kontrollin e rritjes së flokëve.

4. Përmirëson pamjen e përgjithshme të flokëve: Ndërsa të gjitha këto përfitime janë të përqendruara kryesisht rreth efekteve të vajit të mustardës në lëkurën e kokës, sepse është kaq i pasur me acide yndyrore, ai gjithashtu mund të ndihmojë në zbutjen e majave të ndara dhe t'i bëjë flokët tuaj më të shndritshëm.
