May 26, 2023
 in 
Personazh

Blake Lively bën ndryshimin drastik në look.

A

jo është një nga aktoret më të dashura për publikun. Protagoniste në shumë filma hit, Blake Lively është padyshim një nga emrat më të lakuar momentalisht në botën e kinemasë.

Përsa i përket look-ut Blake është një nga bjondet ikonike. Gjithmonë me një pamje të kuruar të gjithë fansat mendojnë se bjondja i jep aktores ëmbëlsi dhe thekson tiparet e saj.

Por gjejeni çfarë? Blake Lively nuk është më bjonde. Aktorja ka thyer rutinën e saj duke i lyer flokët në ngjyrë karrot. Kjo për shkak të rolit të saj në filimin “It ends with us”. Ajo interpreton aty personazhin e Lily Bloom.  

Në komentet poshtë fotos së postuar në Instagram me flokët e reja ndjekësit ndahen në dy kampe. Ata që e kanë mirëpritur ndryshimin e aktores dhe të tjeret qe mendojne se me heqjen e ngjyres bjonde ajo ka humbur identitetin.

Kujtojmë se Blake ka qënë besnike e bjondes ndër vite duke qëndruar stoike në zgjedhjen e saj. Ajo ka tentuar vetëm njëherë te ndryshoj look duke provuar ngjyrën kafe për flokë në vitin 2005. Por nuk duroi dot gjatë dhe pas 2 muajsh ju kthye dashurisë së vjetër, ngjyrës bjonde.

Kliko linkun per te pare se si dukej Beyonce ne hapjen e turit te saj boteror.

Made in Webflow