isa kohë më parë blushi në formë pudre ishte kryefjala e botës së make up. Por se fundmi të gjithë filluan të provonin dhe të pëlqenin blushin në formë likuid ose dhe kremoz. Ҫdo ditë e më shumë prodhohen produkte të reja inovative por disa artikuj cilësorë kanë krijuar vendin e tyre dhe evidentohen gjithmonë si zgjedhje të para për konsumatorët.
Përsa i përket blusheve likuidë ata tashmë janë trend i momentit. Ja cilët veçohen si më të mirët momentalisht.

Charlotte Tilbury Beauty Light Wand në nuancën Pillow Talk është përzgjedhur si më efektivi. Theksojmë se kanjë formulë miqësore me fytyrën dhe përshtatet më çdo ton të saj. Reflekton dritën në çdo hap. Tekstura nuk është ngjitëse.


Rare liquid blush nga Rare Beauty është një nga blush më të pigmentuar. Produkti është bërë viral pikërisht për këtë arsye. Influencers kanë treguar vazhdimisht se duhet vetëm një pikë e vogël për të bërë mrekulli për të gjitha ngjyrat dhe tonet.

Saie Dew Blush Liquid Cheek Blush renditet ndër më të mirët. Me një formulë që shkrihet në lëkurë, shumëllojshmëri ngjyrash dhe një aplikator shumë praktik produkti ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve.


NARS Liquid Blush është një nga klasikët e kësaj fushe dhe nuk kishte si të mungonte në këtë listë. Ai jep të njëjtën nuancë rozë të pagabueshme, por me një përfundim dhe më të shndritshëm se sa versioni pluhur. Sigurohuni që ta tundni përpara se ta aplikoni. Është super i pigmentuar dhe duket sikur nuk mbaron kurrë.

