ranvera erdhi! Bashkë me të edhe veshjet e shkurtra. Por nëse ju pret një verë e gjatë përpara, me mbrëmje të nxehta në festa në plazh apo në club ju tregojmë një sekret se si të dukeni edhe më sensuale. Gjithçka ju duhet është një Body Shimmer. Ai i jep lëkurës një nxirje të lehtë, shoqëruar edhe me xixa tepër të bukura në mënyrë që të ndriçojë. Por cilët janë disa body shimmers që ja vlejnë për të shpenzuar paratë tuaja? Hidhini një sy sugjerimeve tona.

Fenty Beauty Lava Body Luminizer
Ky produkt vjen në katër nuanca. Është një ndriçues trupi me bazë xheli dhe i lë lëkurës një shkëlqim të lehtë. Vjen i paketuar në një shishe qelqi të madhe dhe do te zgjase gjate.

Tom Ford Soleil Blanc Shimmering Body Oil
Nëse po kërkoni për një variant të shtrenjtë por që nuk do tju zhgënjejë, ky opsion është i duhuri. Ai vjen në trajtë vajore. Vaji i Trupit Shimmering i Tom Ford-it Soleil Blanc mishëron efektin e lëmuar, të zjarrtë të lëkurës së butë, të zhdërvjellët dhe të ekspozuar nga dielli falë njollave të tij ndriçuese të gjetheve prej ari dhe platini dhe bazës hidratuese të vajit jojoba.Vaji i trupit të Tom Ford është i lehtë, duke e lënë lëkurën tuaj të shkëlqejë pa u ndjerë i yndyrshëm. Për të mos përmendur, aroma e ngrohtë e drurit të sandalit-takon zgjet gjatë gjithë ditës.

Sol de Jainero Glowmotions Glow Body Oil
Me siguri e keni dëgjuar këtë emër? Ndoshta sepse po bën namin me kremin e trupit dhe body mist ke aromë speciale. Epo tani mund të gjeni dhe një body shimmer me të njëjtën aromë.
I mbushur me lloje të shumta vajrash, duke përfshirë gjalpin cupuaçu, vajin açaí dhe vajin e kokosit, vaji i trupit Glowmoitons Glow Body i Sol de Jainero është një formulë e pasur që do ta lërë lëkurën tuaj të ndjehet elastike dhe me shkëlqim. Ky produkt është thelbësor pas ditëve të gjata të kaluara në diellin e verës, pasi lejon që shkëlqimi juaj të lulëzojë ndërsa rikthen lagështinë e lëkurës.

Huda Beauty N.Y.M.P.H BODY DRIP Shimmering Dry Body Oil
Nëse doni të dukeni seksi këtë verë, ky shimmer nuk duhet të mungojë në çantën tuaj. Ky eliksir i artë funksionon kudo që dëshironi ndriçim. E lë trupin tuaj me erë të mahnitshme dhe shishja me sprucin e bën të lehtë aplikimin.

Kliko linkun per te mesuar se si mund te krijoni nje Body Shimmer vete ne shtepi.