und të kërkoni për frymëzim ne pranverë në të gjitha llojet e vendeve por nuk duhet të injoroni atë që shihet gjeresisht në rrugë. Stili i rrugës është një mënyrë e shkëlqyeshme për të gjetur frymëzim për trendet, nga këpucët tek veshjet, dhe në këtë rast, çantat verore.

Duke analizuar fotografitë e Phil Oh nga Nju Jorku në Paris, janë rikthyer tetë tendenca krejtësisht të përshtatshme të çantave për sezonin në vijim. Hidhini një sy sugjerimeve më poshtë dhe na thoni cila prej tyre i përket stilit tuaj.

Çantat e vogla të kashtës.
Vera është koha perfekte për këto çanta. Dorezat e lëkurës ose plastikës i japin një pamje më te sofistikuar.


Çanta në formë koshi të vogël.
Teksturat si kashtë, kamoshi dhe pëlhura të endura me ngjyra natyrale shtojnë një element të veçantë në veshjet tuaja të verës. Këto çanta si kovë janë një shoqërues i shkëlqyeshëm për udhëtimet e kësaj vere.


Çantat kamosh me rripa të gjatë.
Një alternativë më e butë dhe me ngjyra të zezë ose kafe këtë pranverë, është kamoshi. Zgjidhni një ngjyrë limoni nga Khaite ose një rozë të bukur nga Saint Laurent.


Çanta në formën e një jastëku të vogël.
Ky model më lëkurë të butë, me formë si jastëk, në ngjyrë të bardhë të zymtë, nga Miu Miu, Bottega Veneta e të tjerë, është kryefjala e sezonit.


Bagetat.
Vera është koha më e mirë për të eksperimentuar duke shtuar pak ngjyrë në gardërobën tuaj dhe këto çanta baguette pastel janë një mënyrë e thjeshtë për ta bërë këtë.


Totes në formë varke.
Një opsion praktik dhe zakonisht më i përballueshëm për të mbajtur të gjitha gjërat tuaja thelbësore këtë sezon. Merrni një çantë pëlhure në arratisjen tuaj të fundjavës.


Kliko linkun per te pare disa modele cantash perfekte per te dale ne darke.