e ngritjen e temperaturave, ka ardhur koha ti themi mirupafshim rrobave me krahë të gjata. Gjithashtu është periudha e duhur për tu nxirë e për tu dukur më solare. Nëse nuk keni mundësi të filloni të merrni rreze që tani, spray tan është zgjidhja e duhur.

Për tu dukur si një perendeshë e bronzuar,nuk do tju duhet të lodheni me orë te tëra poshtë diellit përvëlues por me një nxirje me spray, do të keni shkëlqimin e duhur të tij. Përpara se të vendosni të bëni spray tan kujdesuni të zgjidhni një vend profesional përkryerjen e tij në mënyrë që të merrni ngjyrën e duhur në trup. Por nëse është hera e parë që shkelni brenda një kabine për nxirje me spray lexoni më parë këto këshilla dhe shkoni të përgatitur

Eksfolioni përpara Spray Tan.
Që nxirja të jetë e njëtrajtshme duhet së pari që trupi juaj të jetë mirë i pastruar dhe të gjitha qelizat e vdekura të jenë larguar.Gjithashtu do të bëjë të mundur që lëkura mos të jetë tepër e thatë. Në këtë mënyrë spray tan do të aplikohet më mirë dhe më lehtë. Gjithashtu nuk do të lërë pas njolla dhe vija në lëkurë.

Depilohuni!
Përpara se të filloni procedurën e spray tan është e domosdoshme që të jeni të depiluara. Nëse keni qime të gjata në këmbë, ato do të kapin solucionin e nxirjes me spray dhe rezultati nuk do të jetë ai i duhuri.

Shumë pak rroba!
Që nxirja të jetë perfekte duhet të keni sa më pak pjesë të mbuluara gjatë procesit. Zgjidhni një palë rroba banje shumë shumë të vogla dhe mbani parasysh linjat e nxirjes.

Jo deordorant, make up dhe bizhuteri.
Deodoranti dhe grimi do të veprojnë si një pengesë kundër solucionit për nxirje dhe do të parandalojnë që ajo zonë të nxihet në mënyrë të barabartë me pjesën tjetër të trupit. E njëjta gjë vlen edhe për aksesorët dhe bizhuteritë. Sigurohuni që të hiqni gjithçka paraprakisht.

Mos nxito për të bërë dush pas procedurës.
Pasi të keni mbaruar punë me procesin e spray tan mos vraponi direkt drejt dushit. Në mënyrë ideale, duhet të prisni të paktën 6-8orë. Nëse uji i çfarëdo lloji bie në kontakt me lëkurën tuaj përpara kësaj kohe, do tju krijohen vija dhe njolla. Kujdes! Edhe gjatë dushit të parë mos e fërkoni lëkurën.

Do të errësohet përpara se të çelet
Nëse ndiheni sikur nxirja juaj me spray duket shumë më e errët se sa duhet, mos u shqetësoni, kështu duhet të duket. Gjatë 8 orëve të para ngjyra do të errësohet. Nuanca e përsosur do të shfaqet pas dushit tuaj të parë.

Hidratoni trupin çdo ditë.
Pasi të keni bërë dushin tuaj të parë pas nxirjes me spray, mos harroni të hidratoni lëkurën tuaj çdo ditë. Thjesht shmangni përdorimin e ndonjë hidratuesi me bazë vaji pasi ato mund ta bëjnë lëkurën tuaj me njolla.

Mesoni si te krijoni vet nje Body Shimmer ne shtepi duke klikuar linkun.