Feb 1, 2023
 in 
SkinCare

Çfarë është aksesori Foreo Bear

K

ohët e fundit të kesh një fytyrë të tonifikuar është objektivi kryesor i vajzave. Përveçse trajtimeve dermatologjike, mund të përdorni edhe pajisje të vogla personale tuajat në shtëpi. Kështu mund të  arrini rezultate perfekte edhe pa shpenzuar shumë.

Pajisja më inovative që po bën namin në rrjet quhet Foreo Bear. Në gjuhë jo profesionale mund të themi që duket si një arush i vogël për fytyrën tuaj. Por si funksionon dhe çfarë benefitesh ka?

Për momentin ajo është cilesuar si pajisja më efektive me mikrorrymë e provuar klinikisht. Ajo përmirëson dukshëm shenjat e plakjes duke energjizuar dhe forcuar butësisht 69 muskujt në fytyrën dhe qafën tuaj. Trajtimi që ajo ofron është totalisht pa dhimbje.

Duke qënë se është njëpajisje me mikrorrymë  mos harroni që duhetta përdorni patjetër me një serum te aplikuar në fytyrë i cili rekomandohet të ketëbazë ujore.

Foreo Bear mund ta bëni pjesë së rutinës suaj çdo natëpara se të flini. Për ta përdorur atë, do t'ju duhet aplikacioni Foreo.Ndizeni pajisjen dhe lidheni me të në aplikacion.

Mos harroni te natregoni rezultatet tuaja!