Feb 17, 2023
 in 
SkinCare

Çfarë është double cleansing

P

astrimi i dyfishtë është një teknikë për kujdesin e lëkurës që përfshin pastrimin e fytyrës dy herë me dy produkte të ndryshme.

Hapi i parë është përdorimi i një pastruesi me bazë vaji për të hequr papastërtitë si grimi, kremi kundër diellit dhe rimeli. Ai shkrin më lehtë çdo grimcë make up. Vetëm duhet patur shumë kujdes me pjesën e syve pasi mund të keni irritim nëse vaji futet në sy.

Aplikoni në lëkurën e thatë me duar produktin vajor. Fërkoni me kujdes duke bërë masazh në lëkurë për të hequr kremrat, rimelin dhe yndyrën. Lagni një peshqir të butë me ujë të ftohtë dhe pastrojeni fytyrën.

 

Tani kaloni në hapin e dytë.

Hapi i dytë është përdorimi i një pastruesi me bazë uji për të hequr papastërtitë me bazë uji si djersa dhe bakteriet e tjera.

Aplikoni një pastrues me bazë uji. Fërkoni fytyrën për të hequr mbetjet e pastruesit të parë dhe mbetjet e tjera si pluhuri dhe djersa. Më pas bëni shplarjen përfundimtare dhe do të keni një lëkurë të pastër si bora.

Ideja e këtij procesi të dyfishtë është të sigurojë një pastrim më të thellë dhe më të plotë që lëkura tuaj të ndjehet e freskët dhe e pastër.

Pastrimi i dyfishtë është bërë një teknikë shumë e njohur në kulturën aziatike të kujdesit të lëkurës dhe ka rezultuar të jetë efektive në përmirësimin e strukturës së lëkurës dhe reduktimin e shfaqjes së akneve.

Nese doni te informoheni me shume rreth rutines se kujdesit ndaj lekures klikoni linkun