nikofagjia është emri klinik për kafshimin e thonjve, që është një ves i zakonshëm që lidhet me stresin ose nervozën tek fëmijët dhe të rriturit. Ai përfshin kafshimin e pllakës së thonjve, dhe ndonjëherë edhe të indeve të buta të shtratit të thonjve dhe të kutikulës. Onikofagjia njihet edhe si onikotillomania, e cila përfshin vesin e ngacmimit ose manipulimit të thonjve.
Çfarë problemesh shkakton Onikofagjia ?
Onikofagjia mund të shkaktojë shqetësim, tension emocional ose siklet social. Ajo është e lidhur me zakone të çrregullta, duke përfshirë trichotillomania( një sjellje e përsëritur e personit, e cila karakterizohet nga shkulja e flokëve ose qimeve nga pjesë të ndryshme të trupit (p.sh. qerpikët, vetullat, koka, duart, këmbët, sqetullat). ), dhe shkulje kompulsive të lëkurës.
Edhe pse nuk i shkakton ato, onikofagjia është e lidhur me disa çrregullime të tjera, si pshm:
- OCD (Çrregullimi obsesiv-kompulsiv)
- ADHD (Çrregullimi i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes)
- Çrregullimi sfidues opozitar (ODD)
- Çrregullimi i ankthit të ndarjes
- Sindroma Tourette.
Të ngrënit e thonjve mund të shkaktojë disa probleme fizike si:
- Infeksionet e stomakut që vijnë nga gëlltitja e thonjve të kafshuar
- Infeksionet mykotike të pllakës së thonjve (onikomikoza) dhe lëkurës përreth (paronikia)
- Resorbimi i rrënjëve të dhëmbëve
- Shkatërrimi i alveolave
- Infeksionet parazitare të zorrëve
- Dhimbje dhe mosfunksionim të kyçeve temporomandibulare
Si trajtohet Onikofagjia?
- Trajtimi për onikofagjinë varet nga forca e vesit të kafshimit të thonjve:
- Asnjë trajtim nuk është i nevojshëm për onikofagjinë e lehtë pasi një fëmijë shpesh mund ta tejkalojë këtë ves.
- Dermatologët rekomandojnë t'i mbani thonjtë të shkurtër dhe të pastër, të manikyruar ose të mbuluar për të minimizuar tundimin për kafshimin e tyre.
- Aplikimi i elementeve me shije të hidhur në thonjtë për të reduktuar kafshimin e tyre nuk është një mjet shumë efektiv.
- Trajtimi i modifikimit të sjelljes mund të jetë efektiv. (Behaviour Modification Treatment)
- Çdo problem themelor i shëndetit mendor ose çrregullim psikiatrik duhet gjithashtu të menaxhohet.
Po ju , a vuani nga ky çrregullim? Nëse po, shpresojmë që ky artikull t’ju vijë në ndihmë.