Jul 9, 2023
 in 
Studime

Çfarë është Presoterapia?

N

jë trup i shëndetshëm dhe i tonifikuar është misioni i shumë prej neve. Përveçse një stili jetese të kujdesshëm shoqëruar me ushqim të mirë, një rol të veçantë luajnë dhe trajtimet që mund të bëjmë.

Një prej tyre, që jep një ndihmë në procesin e tonifikimit të trupit është edhe presoterapia.

Presoterapia në vetvete është një aparaturë e sofistikuar elektronike, e cila shërben për drenazhin dhe presomasazhin në të gjithë trupin. Ajo  bën zhbllokimin drastik të qëndrave limfatike.

Presoterapia është një aleat i vlefshëm kundër celulitit. Veprimi i saj nxit qarkullimin, ndihmon trupin për të eliminuar lëngjet e tepërta, duke bërë një reduktim të celulitit.

Tre pjesë të ndryshme të kesaj veshjeje, lejojnë për të trajtuar veç e veç gjymtyrët më të ulët, gjymtyrët e sipërme dhe seksionin koke-fytyrë. Kjo makineri ka një avantazh në ndjenjën e përgjithshëme të mirëqenies dhe relax te këmbëve, që e bën te dëshiruar dhe të përshtatshëm për të gjithë. Për ata që vuajnë nga venat me variçe, pamjaftueshmeri të zemres apo tromboza arteriale, rekomandohet një konsultim me mjekun para se të bëhen seancat.

Kliko linkun per te pare cilat jane ushqimet qe do tju ndihmojne per te pasur nje bark te sheshte.