Feb 17, 2023
 in 
SkinCare

Cfarë i ndodh lëkurës suaj nëse flini me make up

T

ë gjithë dermatologët bien dakort në një pikë: Të flesh me make up është një nga gabimet fatale që mund të bësh me fytyrën tënde.

Por përsëri shumë shpesh na ndodh që pasi kthehemi nga një darkë e bukur ose nga një ditë e lodhshme të përtojmë ta heqim make up dhe flemë me të në fytyrë.

Por çfarë ekzaktësisht i bëjmë fytyrës duke shmangur procesin e pastrimit të lëkurës?

Në momentin që ju keni grim në fytyrë poret tuaja janë të bllokuara. Gjithë ato produkte që vendosim bëjnë të mundur që make up të qëndrojë në vend dhe rrjedhimisht fytyra nuk merr ajër.

Nëse flini me make up, lëkura juaj  do të jetë e ndotur, e thatë dhe e ënjtur në mëngjes.

Kjo sepse make up mban yndyrën dhe mikrobe te ndotura të ajrit brenda në fytyrë, duke bllokuar poret  e lëkurës suaj.

Gjatë natës,trupi juaj ka nevojë për të realizuar procese të rëndësishme të riparimit dhe të rindërtimit të lëkurës, dhe make-up-i do ta ndalojë këtë proces. Kjo mund të rezultojë në një lëkurë më pak të hidratuar, të thatë dhe më te prekshme ndaj acarimit dhe dëmtimit.

Nëse flini me make-up, gjithashtu rrisni rrezikun e formimit njollave dhe të akneve, sepse make up bllokon poret dhe ndihmon në përhapjen  e procesit të bakterieve në fytyrë.

Për të mbajtur lëkurën e shëndetshme, është e rëndësishme të hiqni grimin tuaj para se të flini dhe të lani fytyrën tuaj me një produkt që i përshtat llojit të lëkurës suaj. Kjo do të ndihmojë në largimin e yndyrës dhe mikrobeve.

Nesr doni te lexoni me shume per rutinen kujdesit ndaj lekures klikoni linkun