afja për konsumatorët e rregull është absolutisht gjëja kryesore për të nisur ditën. Sidomos kur nuk kemi fjetur mire, apo kur nuk përqëndrohemi dot, nevoja për kafe shtohet edhe më shumë.
Por a e keni pyetur ndonjëherë veten së përse ndodh kjo dhe çfarë i bën kafja trupit tonë?
Pikërisht këtë gjë do ju tregojmë ne sot.
Kafeina është një stimulues, që do të thotë se rrit aktivitetin e trurit dhe sistemit tuaj nervor. Gjithashtu rrit qarkullimin e kimikateve si kortizoli dhe adrenalina në trup.
Në doza të vogla, kafeina mund t'ju bëjë të ndiheni të freskët dhe të fokusuar. Në doza të mëdha, kafeina mund t'ju bëjë të ndiheni të shqetësuar dhe të keni vështirësi për të fjetur.
Ashtu si shumë ilaçe të tjera, është e mundur të zhvillohet një tolerancë ndaj kafeinës, që do të thotë se ju nevojiten doza gjithnjë e më të mëdha për të arritur të njëjtin efekt.
Kafeina përthithet mirë nga trupi dhe efektet afatshkurtra zakonisht përjetohen midis 5 dhe 30 minutash pas marrjes së saj. Këto efekte mund të përfshijnë rritjen e frymëmarrjes dhe rrahjeve të zemrës, si dhe rritjen e vigjilencës mendore dhe energjisë fizike. Në varësi të individit, këto efekte mund të zgjasin deri në 12 orë.
Disa nga shenjat dhe simptomat e konsumimit të tepërt të kafeinës përfshijnë:
- një rritje në temperaturën e trupit
- urinim i shpeshtë
- dehidratim
- marramendje dhe dhimbje koke
- rrahje të shpejta të zemrës
- shqetësim
- ankth dhe nervozizëm
- dridhje duarsh
- pagjumësi
- fillimisht ndjeheni energjikë, por më pas ndjeni një lodhjeje edhe më të madhe.
Po sa kafeinë duhet të konsumojmë në ditë?
Mënyra se si reagoni ndaj kafeinës varet nga masa e trupit, shëndeti dhe metabolizmi. Kjo varet gjithashtu nga fakti nëse trupi juaj është mësuar të marrë doza të rregullta kafeine dhe sa sasi merrni në një porcion. Hulumtimet sugjerojnë se 400 mg në ditë ose më pak është një dozë e pranueshme e kafeinës për popullatën e përgjithshme.
Ashtu si shumë "drogëra" të tjera, është e mundur të krijohet një tolerancë ndaj kafeinës. Kjo do të thotë se ju mësoheni me efektet e saj në trupin tuaj dhe duhet të merrni sasi më të mëdha për të arritur të njëjtat rezultate. Me kalimin e kohës, ju mund të bëheni të varur fizikisht dhe psikologjikisht nga kafeina për të funksionuar në mënyrë efektive.
Nëse jeni të varur nga kafeina dhe ndaloni ta merrni atë, mund të përjetoni simptoma të heqjen dorë nga kjo varësi. Këto mund të përfshijnë:
- lodhje
- turbullim
- dhimbje koke e vazhdueshme
- djersitje
- dhimbje muskulore
- ankth
Simptomat e tërheqjes nga kafeina mund të fillojnë brenda 12 deri në 24 orësh dhe mund të zgjasin rreth shtatë ditë.
Mënyra më e lehtë për ju për të thyer varësinë nga kafeina është të zvogëloni sasinë që po konsumoni gradualisht. Kjo i jep sistemit tuaj nervor kohë për t'u përshtatur me funksionimin pa të.
Si ndikon te gratë shtatzanë?
Nëse jeni shtatzënë, kufizoni marrjen e kafeinës në 200 mg në ditë ose më pak, ose shmangeni atë krejtësisht. Konsumimi i sasive të larta të kafeinës mund të rrisë rrezikun e abortit, përjetimit të një lindjeje të vështirë dhe lindjes së një fëmije me peshë të ulët .