Feb 3, 2023
 in 
Estetikë

Çfarë karakteristikash duhet të ketë një piskatore?

V

 etullat janë një nga tiparet më të rëndësishme që godasin sapo shikon një fytyrë të re. Vajzave ju duhet kohë të gjejnë formën që ju përshtatet më shumë.

Perveç taktikës që përdorni, një rol shumë të veçantë luan dhe mjeti me të cilin keni vendosur ti hiqni vetullat.

E nëse përdorni piskatore jeni në vendin e duhur sepse do tju tregojmë çfarë karakteristikash duhet të ketë.

Të kesh piskatoren e duhur do të ta bëj procesin e heqjes së vetullave më preçiz dhe gjithashtu më pak të dhimbshëm.

 

Së pari, estetistët rekomandojnë të merrni masën standarte të piskatoreve. Një piskatore mini do tjua bëjë më të vështirë heqjen e qimeve dhe ndoshta mund tju prishë edhe formën e krijuar.

Së dyti skajet e piskatores duhet të jenë sa më te mprehta që procesi të jetë sa më efektiv dhe i shpejtë. Gjithashtu piskatoret kane forma te ndryshme majash ne varesi te formes qe deshironi ti jepni vetulles suaj. Zgjidhni te duhuren!

Një nga karakteristikat më të rëndësishme të piskatores që duhet te keni është materiali prej te cilës ajo është e bërë. Nuk duhet të ndryshket dhe nuk duhet tju krijojë alergji ose irritime.

Dermatologët këshillojnë që para se të hiqni vetullat të keni një fytyrë të larë mirë dhe të eksfoliuar.

Dhe më e rëndësishmja, dezifektojeni piskatoren tuaj pas çdo përdorimi sepse bakteriet transmetohen shumë lehtë.