Jul 25, 2023
 in 
Personazh

Çfarë ndryshoi Margot në fytyrë për tu dukur fiks si një Barbie?

D

uhet ta pranojmë: ky vit i përket kukullës Barbie. Duke qënë që filmi do të publikohej në fund të korrikut të gjitha bizneset bënë fushata marketingu për produktet e tyre bazuar te figura e Barbit.

Filmi doli dhe mund të quhet pa frikë një sukses i vërtetë. Brenda fundjavës së shkuar mendohet që fitimet nga shikimet e filmit në kinema të kenë shkuar 280 milionë dollarë. Shumë vajza janë shprehur se filmi “Barbie” ishte si një kthim pas në fëmijëri.

Personazhi kryesor u luajt nga Margot Robbie e cila u përshtat përsosmërisht në rol.
Margot Robbie është konsideruar gjithmonë si një bukuri natyrale, pasi ne e kemi parë të lulëzojë nga një adoleshente në Neighbors në një aktore hollivudiane të nominuar për Oscar.

Mirëpo ne një postim te fundit në Instagram, influencuesja e procedurave kozmetike Dana Omari Harrell ripërsëriti pretendimin e saj nga gati një vit më parë se Margot Robbie, ylli në "Barbie" të Greta Gerwig, dyshohet se ka kaluar nëpër një transformim të madh për t'i ngjasuar kukullës ikonike.Megjithatë ajo e konsideron Margot një grua tepër të bukur që edhe me ndërhyrje ka arritur të ruajë pamjen natyrale.

“Ajo ka aplikuar  mbushës nën sy, një ngritje minimale të vetullave, shtim të faqeve, heqje dhjami bukale, mbushës buzësh, ndërhyrje në hundë duke zvogëluar majën e saj dhe duke zvogëluar gjerësinë e vrimave të hundës, "tha ajo. "Gjithashtu ka kryer Bleph.”

"Bleph" është shkurtim i "blefaroplastikës", një operacion kirurgjik për të korrigjuar dukjen e qepallave të sipërme dhe/ose të poshtme. Një blefaroplastikë e sipërme, të cilën Harrell pretendon se e kishte bërë Robbie, mund të përfshijë rregullimin e qepallave të varura, riparimin e muskujve që hapin sytë dhe heqjen e yndyrës së tepërt në zonën e syve.

Heqja e dhjamit bukal është një procedurë që bëhet për të holluar faqet, veçanërisht në zgavrat e faqeve.
Harrell vazhdoi se ajo beson se "një volum i vogël" i është shtuar "mjekës së Robbie-t pasi mjekra e saj ka më shumë gjatësi tani". Përdorimi i kursyer i botox-it gjithashtu nuk përjashtohet, "aq sa për t'u zbutur, por jo aq sa për të parandaluar lëvizjen".

Hill analizon rregullisht transformimet e supozuara të të famshmëve në kanalin e saj në YouTube.
Megjithatë duhet theksuar se asgjë nga këto më sipër nuk është e vërtetuar dhe mbeten në kuadrin e aludimeve nga influencerja Hill.

Kliko linkun per te pare veshjet me te bukura nga filmi Barbie.