Feb 17, 2023
 in 
SkinCare

Çfarë produktesh nuk duhet të miksohen me Retinolin

R

etinoli është një nga produktet më të rëndësishëm për kujdesin e lëkurës, por së fundmi ai është evidentuar edhe më shumë.

Është një ingredient aktiv i jashtëzakonshëm në rutinën e lëkurës, i cili ka një ndikim të fortë dhe mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrudhave, zhdukjen e njollave të lëna nga aknet dhe rritjen e elasticitetit të lëkurës.

Megjithatë, retinoli është një ingredient që mund të jetë i ndërlikuar për t'u përdorur me produkte të tjera.

 Produktet që nuk duhet të përzihen me retinolin janë produktet që përmbajnë acid azelaik,benzoil peroksid, tretinoinë tjeter dhe produktet që përmbajnë alkool. Këto produkte mund të shkaktojnë irritim të lëkurës ose reaksion.

Gjithashtu,produktet që përmbajnë AHA ose BHA duhet të evitohen gjatë aplikimit të retinolit, sepse këto acide mund të ndikojnë për keq kur je nën përdorimin e retinolit.

Rekomandohet që të konsultoheni me një dermatolog para se të përdorni produkte të reja me lëkurën tuaj.

Ata mund të ju ndihmojnë të zgjidhni produktet e duhura për të krijuar një rutinë të sigurtë dhe efektive për trajtimin e lëkurës tuaj.

Nese doni te dini me shume rreth acidit hialuronik dhe cfare ben ai per lekuren tuaj klikoni linkun.