Jul 12, 2022
 in 
Produkte

Çfarë ti dhurojmë një vajze për Shën Valentin

J


eni nga ata që e prisni me padurim 14 Shkurtin apo nga ata që duan të zgjohen me datë 15, kur lulet, zemrat dhe gjithçka e kuqe nga reklamat dhe mediat sociale të jetë zhdukur?

Nëse keni arritur deri tek ky artikull, atëherë do të thotë që po kërkoni diçka speciale për të dhuruar. Për tua thjeshtësuar përzgjedhjen, kemi krijuar një guidë me disa produkte klasike që çdo vajze do të ndjehej mirë po ti kishte.

1) Klasike : Një Buzëkuq.

Për ata nga ju që nuk e dinë, ky buzëkuq i vogël është një ikonë e botës së makeup-it, bëhet fjalë për buzëkuqët MAC. Ju sigurojmë se e dashura juaj ose e ka një të tillë ose e ka dashur gjithmonë ta ketë. Kjo është ngjyra ‘Ruby Woo ’dhe ka qenë një e kuqe e preferuar në të gjithë botën që nga viti 1999 kur MAC e solli në treg. Nëntoni i saj blu është një element që gratë e adhurojnë pasi krijon një kontrast të veçantë me buzëqeshjen… dhëmbët shkëlqejnë! Nëse nuk jeni i sigurt për zgjedhjen e ngjyrave, kemi këshilla të tjera; Gjeni një foto ku e dashura juaj është shumë e natyrshme, vizitoni dyqanin MAC ose ndonjë dyqan tjetër kozmetik dhe tregojini personelit foton që t'ju ndihmojnë në zgjedhjen e duhur.

Pjesa më e mire? Ju mund t'i tregoni asaj që e keni zgjedhur vetë, kjo do ju shtojë pikë ... na besoni

2) Trëndafila N 'trëndafila për lulen tuaj

Dior ka shtuar aromën Roses N' Roses në koleksionin ikonik Miss Dior. Aromat e njohura për notat e tij të ëmbla dhe botanike. Parfumi në fjalë përbëhet nga një notë kryesore që është petalja e trëndafilit Grasse. Parfumi është një Eu De Toilette që do të thotë se është një zgjedhje jo e rrezikshme pasi është më e lehtë dhe më e freskët sesa një Eu De Parfum. Kjo është një tjetër këshillë që Revista Kozmetike ju sygjeron. Kur duhet të zgjidhni parfumin për dikë tjetër, një EDT është gjithmonë zgjedhja më pak e rrezikshme. E dashura juaj do të shijojë gjithashtu faktin se parfumi vjen në një formë te këndshme ngjyrë rozë për të zbukuruar koleksionin e saj.

'Më bëj një parfum të kem aromën e dashurisë' Christian Dior ... çfarë mund të thotë “të dua” më shumë sesa kjo dhuratë?

3) Një SET Skin Care

Kur bëhet fjalë për produktet e lëkures, e kuptojmë, nuk është e thjeshtë të zgjedhësh pasi lëkura është diçka shumë personale. Por pa merak, dhe këtë herë Revista ju ndihmon të bëni zgjedhjen e duhur! Alexandra Organic është marka e krijuar nga ekspertja Klea Alexandra Pashaj që e ka thelbin tek përbërësit organikë dhe pjesa jonë e preferuar këtu eshtë që të mbështesim bizneset shqiptare!  Ju këshillojmë të dhuroni këtë kompletin e pastrimit të thellë, i përbërë nga një scrub, pastrues qumështi dhe një pastrues shkumë. Ky do jëte një fillim i mirë që ajo të provojë për here të parë këtë markë duke qënë se produktet për pastrimin e fytyrës mund t’i përshtatet çdokujt dhe përbëresit e Alexandra Organic janë me cilësi të lartë dhe jo-alergjike. Kjo i bën  të përshtatshëm edhe për lëkurat më delikate dhe problematike. Jemi të sigurt që do ju falënderojë që ja prezantuat!

Porosinë mund ta bëni në DM tek Instagrami @Alexandra_Organic.

Seti : 4000 All

Po unë ketu?

Në vënd te produkteve dëshironi të shpenzoni në një eksperiencë relaksuse për të dy? Atëhere Shikoni artikullin mbi trajtimet Spa për çifte ketu.