Feb 13, 2023
 in 
Personazh

Chiara Ferragni la gjurmë në Sanremo me anë të veshjeve

C

Chiara Ferragni u ngjit në skenën e festivalit Sanremo dhe shkëlqeu. Edhe pse e emocionuar nga ky eveniment madhështor, blogerja e famshme italiane la gjurmë në këtë edicion me veshjet e saj.

Të gjitha veshjet kishin një mesazh dedikuar rolit të grave në shoqëri. Chiara ndërroi gjithsej 4 fustane dhe secili kishte dicka për të përçuar te publiku.

 

Fustani i parë:  Mendo e lirë

Ky fustan u krijua në bashkëpunim me Dior dhe blogerja dëshiron që të gjitha gratë të jenë të lira, pa u imponuar nga roli që i jep shoqëria dhe pa u gjykuar.

Fustani i dytë: Kafazi

Së bashku me vajzën e saj Victoria, Chiara veshi këtë fustan të krijuar përsëri nga Dior. Çdo vajzë duhet të dalë nga kafazi që shoqëria patriarkale ka krijuar për të dhe të bëhët version më i mirë i vetes së saj për të nesërmen.

Fustani i tretë: Kundër urrejtjes.

Në një fustan elegant të thjeshtë, të bardhë shkruheshin me anë të gurëve të zinj frazat që njerëzit përdorin kundër blogeres. Ishin të gjitha fjalë që shprehnin urrejtje dhe blogerja pozoi duke i dhënë si përgjigje vetëm gishtin e mesit.

Fustani i katërt:  I paturpshëm.

Ky krijim i Dior bëri zhurmë në të gjithë rrjetin. Një tyl i hollë i mbuluar i gjithi me gurë krijonte iluzionin e lakuriqësisë. Chiara kishte për qëllim qëllim t’u kujtonte të gjithëve të drejtën dhe barazinë gjinore pa pasur nevojë të ndihen të gjykuar apo fajtor dhe as të turpëruara për format e trupit që kanë.

Per te lexuar me shume rreth te trendeve te fundit klikoni linkun