ohët e fundit, flokët e shkurtër janë kryefjala e botës së modës. Shumë personazhe të njohur kanë nxituar ta përqafojnë këtë trend.

As Chiara Ferragni nuk i ka shpëtuar dot tundimit për ta provuar këtë model flokësh.

Influecerja është shfaqur në disa foto në Instagram me flokët bjondë tashmë të shkurtër. Duket se ky trend i shkon aq shumë Chiarës sepse i ka nxjerr në pah tiparet e fytyrës dhe i ka theksuar ngjyrën e bukur të syve. Ajo ka thënë se me flokë të shkurtër ndihet më vetvetja se me çdo model tjetër.



Kujtojmë se Chiara Ferragni sapo ka lënë pas eksperiencën si prezantuese në Sanremo ku shkëlqeu në moderim gjithashtu rrëmbeu vëmëndjen e publikut me veshjet e saj që kishin gjithmonë një mesazh për të përcjellë.

Hidhini nje sy veshjeve te Chiara Feerragni ne Sanremo me te cilat blogerja pushtoi rrjetin, duke klikuar linkun.