Apr 14, 2023
 in 
Trendet

Cila është stilistja që krijoi minifundin?

M

inifundi,një nga veshjet që ka bërë më shumë zhurmë në historinë e modës dhe më tej. Aq sensual dhe i bukur, bën të mundur të dukeni seksi dhe tërheqëse pa u munduar shumë. Por cila ishte stilistjaqë e krijoi atë?

Deri në mesin e shekullit të 20-të minifundi nuk ishte një trend. Është pikërisht viti 1964 që shënon fillimin e epokës së minifundit. Stilistja britanike, Dame Mary Quant bëri revolucion duke sjellë këtë krijim ndryshe. Kur ajo shkurtoi fundin e saj në vitin 1965 me disa centimetra sipër gjurit, lindi ikona e minifundit. U quajt kështu sepse makina e preferuar e Quant ishte mini.

Minifundi u konsiderua një sukses i asaj kohe sepse solli një frymë të re të modës në Londër, totalisht ndryshe nga shtëpitë e stilistëve në Parisin ikonik.

Pozita influencuese e Quant në Londër bëri që moda e minifundeve të kthehej në trend ndërkombëtar.

E duke kujtuar kështu historinë e minifundit, një lajm i trishtë vjen për botën e modës. Stilistja Mary Quant është ndarë sot nga jeta në moshën 93 vjeçare. Sipas kolegëve të saj, ajo është konsideruar gjithmonë si një lidere e modës, por edhe e sipërmarrjes femërore. 

Nese keni trup petite informohuni me shume per veshjet qe ju pershtaten duke klikuar linkun.