ë shumtë janë personazhet e njohur që kanë tentuar të bëhen pjesë e industrisë së bukurisë. Duke tentuar të jenë sa më në trend, disa prej tyre kanë pasur shumë sukses e disa të tjerë janë tërhequr. Por cila është firma me shitjet më të mëdha për vitin 2023? Cosmetify ka hyrë në botën e bukurisë së famshme për të zbuluar se cila nga markat ka fitimet më të mëdha në industri për momentin.

Në vendin e parë qëndron stoike Fenty Beauty. Perandoria e bukurisë krijuar nga Rihanna vazhdon të jetë dominante në treg me produktet cilësore që ofron për konsumatorin. Ajo arriti të grumbullojë një rezultat të përgjithshëm prej 9,76/10 me të ardhura vjetore.


Vendi i dytë i takon Kylie Cosmetics. E themeluar në vitin 2014 nga Kylie Jenner, Kylie Cosmetics ka pushtuar botën me produktet e saj për buzët. Kohët e fundit, kjo kompani ka bashkëpunuar me disa partnerë duke zgjeruar gamën e saj.


Pozicionohet në vendin e tretë Rare Beauty. Duke plotësuar këtë top tre listën e markave më të suksesshme të bukurisë, me një rezultat 8.97/10, është marka e Selena Gomez. Ajo ka misionin për të "thyer standardet jorealiste të përsosmërisë" prandaj Rare Beauty e veçon veten nga markat e tjera në industri duke vendosur fokusin në rëndësinë e shëndetit mendor krahas shitjes së produkteve të tyre të kozmetikës me cilësi të lartë. Për më tepër, Gomez së fundmi është bërë femra më e ndjekur në Instagram.


Kliko linkun per te lexuar me shume rreth Rare Beauty dhe arsyet pse ajo ka pasur kaq shume sukses ne treg.