Jun 7, 2023
 in 
Estetikë

Cila maskë i përshtatet lëkurës suaj?

N

jë maskë në fytyrë, një trajtim për flokët, një pije e freskët janë terapia më e mirë për këto ditë të nxehta. Do ti dashuroni dhe më shumë maskat kur të shihni rezultatet e tyre.

Por e keni menduar ndonjëherë se pse një maskë e caktuar nuk ka funksionuar për ju? Ndoshta sepse nuk është e duhura për tipin tuaj të lëkurës. Në këtë artikull do të specifikojmë të duhurën për çdo fytyrë.

Maskat e baltës funksionojnë perfekt për lëkurat  me shumë yndyrë dhe për lëkurat akneike të acaruara.

Maskat në trajtë kremi rekomandohen për lëkurat normale dhe për lëkurat e thata që kanë nevojë të vazhdueshme për hidratim.

Sheet Mask mund ta përdorin të gjitha tipet e lëkurave pasi ato jane me se shumti hidratuese dhe nuk kane nje funksion te caktuar.

Maskat në trajtë xheli sugjerohen për lëkurat e thata dhe ato të dehidratuara. Gjithashtu janë të mrekullueshme për lëkurat sensitive. Këto maska janë bërë nga një teksturë xhel kryesisht me bazë uji. Ata ndihen të freskëta dhe freskuese në kontakt. Maskat me xhel përdoren zakonisht për zona të veçanta si p.sh nën sy dhe qafë

Provoni kete trajtim per kembet ne kushte shtepie. Kliko linkun per te lexuar me shume.