Mar 24, 2023
 in 
Personazh

Cila nga vajzat e Big Brother vishet më bukur

B

ig Brother Albania tashmë është një show tepër i sukseshëm i cili ka krijuar audiencën e tij besnike. Mesa duket të gjithëve ju duhet një spektakël argëtues, që të heqin mendjen nga problemet e përditshme.

Pjesëmarrësit në këtë emision kanë marrë gjithë vëmendjen e mundshme këtë sezon. Ҫdo gjë e tyre shihet me kujdes nga audienca dhe asgjë nuk i shpëton syrit të publikut.

Në këtë artikull do të flasim pak për veshjet me të cilat vajzat janë prezantuar këto muaj në përditshmëri dhe në prime.

Kiara Tito diskutohet si një nga vajzat që ka pasur një paraqitje dinjitoze këtë edicion përsa i përket veshjeve.

Gjatë javës, Kiarën e shohim gjithmonë të kuruar herë veshur thjesht me xhinse dhe Tshirt. Gjithashtu ajo përdor dhe kostume pak më shumë serioze, xhaketë dhe fund i shkurtër. Të pakta janë herët kur Kiara përdor kostume sportive me hoodie dhe tuta të gjera.

Përsa i përket primeve, moderatorja është cilësuar gjithmonë si një nga vajzat e veshura më bukur. Herë fustane të shkurtër të punuar bukur me gurë, herë me kostume serioze, ajo gjithmonë është shumë klasike.

Olta Gixhari është një nga banoret që ka kaluar një kohë të gjatë në shtëpi. Gjatë përditshmërisë më e rëndësishme për Oltën është përkujdesja për lëkurën dhe flokët që i ka gjithmonë aq të rregullt. Përsa i përket veshjeve ajo preferon të qëndrojë me e thjeshtë dhe sportive. Zgjedh rroba që e bëjnë të ndjehet më rehat. Preferon shumë kostumet sportive ose xhinset e gjera kombinuar me crop tops që ia lejojnë edhe linjat e bukura që ka.

Në prime Olta duket gjithmonë super.Aktorja ka gjetur stilin e saj me fustane klasike herë të shkurtër e herë të gjatë por që nxjerrin gjithmonë në pah pikat e saj të forta.

Dea Mishel është ajo vajza bjonde e dashuruar pas ngjyrës rozë. Në përditshmëri ajo herë zgjedh të jetë pak esktra duke veshur funde të shkurtër shoqëruar me pulovra të gjera. Ndërsa më së shumti preferon kostumet sportive të gjera.

Në Prime Dea është shumë ekstra.Fustanet e saj janë gjithmonë me gurë ose xixa por asnjëherë të tepruara.

Nita Latifi është tip sportive dhe gjatë javës atë e sheh me kostume sporti ndërsa bën ushtrime ose Tshirt të thjeshtë me xhinse.

Përsa i përket spektaklit në Prime Nita preferon shpesh herë ngjyrën e zezë. Rrallëherë ka zgjedhur fustane. Më së shumti ka ruajtur stilin e saj duke zgjedhur pantallona lëkurë apo xhinse të gjera.

Keisi në përditshmëri është shumë e thjeshtë. Nuk para bën make up por është gjithmonë e rregullt. Preferon kostumet sportive, streçet ose xhinset.

Ndërsa në prime, Keisi ka qënë gjithmonë shumë e kuruar duke veshur  fustane të bukura që i përshtaten dhe moshës së saj. Padyshim që një ndihmë të madhe ja japin dhe linjat perfekte që ka.

Fotini dhe Antoneta kanë vetëm pak kohë që janë bërë pjesë e shtëpisë dhe akoma nuk janë evidentuar në stilin e tyre.Por përgjithësisht kanë preferuar të qëndrojnë sportive në përditshmëri me xhinse dhe hoodie ndërsa në prime kanë zgjedhur fustane klasikë.

Jori si një modele me linjat perfekte,ditët preferon ti kalojë me tuta të gjera dhe crop tops. Në prime zgjedh stilin klasik dhe shik.

Cili look i Arbanes ju ka mbetur ne mendje gjate ketij edicioni? Klikoni linkun per ti hedhur nje sy veshjeve te saj.