Jun 28, 2023
 in 
Studime

Cilat janë maskat trajtuese më të mira për flokët e dëmtuar?

F

lokët e dëmtuar janë një nga sikletet më të mëdha të vajzave. Dëshira për ti kuruar sa më shpejt ato është e madhe.  Përveç trajtimeve të bëra vet në shtëpi është e nevojshme që herë pas here ti trajtoni ato me maska të posaçme për këtë specifikë.
Fatmirësisht, ka shumë maska flokësh që bëjnë mrekulli, me përbërës ushqyes.

Sipas Allure këto janë disa nga maskat më efikase për flokët e dëmtuar. Mos nguroni të filloni trajtimin sepse sa më gjatë të prisni për të trajtuar dëmtimin e flokëve në këtë mënyrë, aq më e vështirë bëhet riparimi dhe stilimi pa i prerë të gjitha.
JVN Nurture Deep Moisture Mask
Nurture Deep Moisture Mask është një domosdoshmëri në rutinën e saj për vetitë e saj të ringjalljes së kaçurrelave dhe kjo  falë përbërësve që reduktojnë thatësinë si squalani dhe proteina e orizit. Kjo maskë i kthen në jetë kaçurrelat. Për të mos përmendur që ka erë të mahnitshme.

L'Oréal Professionel Metal Detox Mask
Pas një larje të shpejtë dhe shpëlarjeje me shampo dhe balsam, përdorni këtë maskë të pasur dhe kremoze në të gjithë fijet e lagura të flokëve. Ajo  rrit hidratimin për flokë të rigjallëruar dhe të butë në prekje.

Dae Monsoon Moisture Mask
Maskat hidratuese ndonjëherë mund t'i rëndojnë flokët e imët ose t'i bëjnë të duken të yndyrshëm,por  maska  Dae Monsoon  punon për të rritur elasticitetin dhe zbutjen që dëshironi. Kjo  maskë ushqyese është në një ligë më vete: me vajin e farës së dardhës me gjemba dhe ekstraktin e luleve të kaktusit, ajo ringjall majat e mia të thara pa rënduar flokët tuaj.

Oribe Hair Alchemy Strengthening Masque
Nëse keni dekoluruar flokët tuaj shumë shpesh e i ndjeni të thatë e të dëmtuar atëherë vraponi të blini këtë maskë. Kjo maskë nga Oribe i lë gjithmonë flokët  të ndihen të butë dhe të shëndetshëm. Kjo formulë përmirëson ndjesinë e strukturës së flokëve tuaj me formulën e saj të pasur me lëndë ushqyese që përmban gjalpë shea hidratues, vaj të farës së kastorit dhe ekstrakt të farës chia të pasur me acide yndyrore.