May 17, 2023
 in 
Studime

Cilat janë ngjyrat e verës 2023?

V

era erdhi më në fund dhe ka ardhur koha të bëni ndryshime në garderobën tuaj. Rroba të lehta dhe të freskëta do ta mbizotërojnë nga tani e tutje por cilat janë ngjyrat që ju duhen? Natyrisht që vera 2023 ka sjellë disa ngjyra trend dhe le ti hedhim një sy.

E kuqja.

Ndërsa moda lëviz në një drejtim më klasik, e kuqja është e përsosur sepse shërben si një ngjyrë e theksuar e përjetshme. Këtë verë, e kuqja është perfekte për veshjet tuaja të plazhit. Kjo nuancë e veçantë ka një butësi dhe kalueshmëri që ndihet hiper reale, zhytëse dhe shqisore. Nëse dëshironi një pamje që të tërheqi vëmendjen, e kuqja është çelësi.

Bluja e Oqeanit.

Asgjë nuk bërtet “Verëëë” më shumë se kjo ngjyrë. Ajo të kujton dallgët e detit , pishinën e oborrit të shtëpisë së prindërve apo edhe qiellin në një ditë të nxehtë dhe pa re. Bluja është e shkëlqyer për çdo event veror. Tonet pastel flasin për një pozitivizëm dhe një vizion të mirë të së ardhmes. Kjo ngjyrë është ngjyra e momentit

Roza.

Sipas stilistëve, roza vazhdon të jetë një nga ngjyrat trend. Të gjitha nuancat e rozës do të preferohen këtë sezon.  Rekomandohet gjithashtu që të keni aksesorë në këtë ngjyrë.

E bardha neutrale.

Këshilluesit e modës thonë se për momentin jemi duke kaluar një cikël trendi minimalist dhe po shohim një shpërthim ndaj ngjyrave neutrale. Ndër këto është dhe pikërisht kjo ngjyrë që realisht mund të kombinohet me gjitçka.

Lejla pastel.

Kjo ngjyrë ka pushtuar koleksionet e shtëpive të modës këtë sezon. Ata shprehen se ka diçka tërheqëse në këtë nuancë të purpurt, Eshtë një ngjyre pastel, por gjithsesi shumë intensive dhe është një ngjyrë që i jep shumë fuqi anës femërore. Ngjyra jep gjithashtu një iluzion ëndërrimtar.

Per te pare se cilat do jene cantat me trendi te veres 2023 kliko linkun.