Jul 3, 2023
 in 
Produkte

Cilët janë Body Mists më të mirë për stinën e verës?

V

era është e gjitha për zhurmën e dallgëve të detit, perëndimet magjike dhe aromën e mirë të lëkurës. Prandaj nëse dhe juve parfumi ju duket pak i rëndë për vapën e tmerrshme të këtyre ditëve, hidhini një sy Body Mists që kemi përzgjedhur, të cilët janë një zgjidhje alternative tepër interesante.

Victoria’s Secret Mist

Është një nga klasikët. Edhe pse shumë alternativa të reja kanë dalë në treg, asnjë nuk ja zbeh dot shkëlqimin këtij produkti.

Sol de Janeiro Cheirosa 62 Hair & Body Fragrance

I parezistueshëmedhe në diell. Ai përmban nota të pistakut , karamelit dhe vaniljes dhe ju teletransporton menjëherë në plazhet e Rios!

Moroccanoil Brumes du Maroc Hair & Body Fragrance Mist

Alternativa e parë e parfumeve nga kjo markë është ky produkt dhe realisht është pëlqyer masivisht. Përmban aromën karakteristike Moroccan oil - një përzierje ekzotike e qelibarit pikant dhe notave të ëmbla lulesh. Ai përmban vaj argani dhe vitaminë E për të hidratuar dhe ushqyer, dhe është formuluar në përbërje të lehtë, ultra të hollë që nuk do të prishë as flokët tuaj!

Plum BodyLovin’ Smokin’ Vanilla Body Mist

Nëse jeni adhurues të aromës së vaniljes, ky produkt është për ju. Lëngu i aloe verës  i injektuar në këtë mist gjithashtu ndihmon në qetësimin dhe zbutjen e lëkurës tuaj në vapën e madhe!

ForestEssentials Nargis Body Mist

Një body mist i freskët i mbushur me lule Nargis aromatike (narcisi) për të zbutur, hidratuar dhe freskuar. Ai ka një aromë sensuale me nota lulesh. Përgatitet me lule natyrale indiane, barishte dhe alkool të pastër me drithëra të fermentuar.

Klikoni linkun per te pare se cilat jane markat me te mira te buzekuqeve momentalisht.