Apr 26, 2023
 in 
Makeup

Cilët janë disa nga korrektorët më efektivë?

K

orrektori është një pjesë shumë e rëndësishme e make up.  Funksionet e tij jane të shumta. Disa e përdorin për të mbuluar aknet, shenjat dhe njollat në menyrë që grimi të dalë i njëtrajtshëm dhe më i realizuar.

Korrektori pëdoret edhe për të fshehur rrathët e zinj poshtë syve duke bërë të mundur që të mos dukeni të lodhur. Nëse bëni një grim të plotë korrektori do tju duhet për të ndriçuar zonën poshtë syve dhe për të realizuar prerjet dhe hijet.  Por edhe në ditët kur nuk keni kohë dhe dëshirë pë një grim të plotë, mund të aplikoni vetëm pak korrektor në disa pjesë të fytyrës, thjesht për ti dhënë pak gjallëri.

Por cilët janë disa nga korrektorët me efektivë momentalisht në treg?  Më poshtë do të gjeni disa sugjerime.

Bye Bye rrathë nga Selen Cosmetics
Që nga vet emri, kuptohet që bën një punë fantastike me mbulimin e rrathëve të zinj poshtë syrit. Ai zgjat gjithë ditën, duke neutralizuar tonin e lëkurës dhe duke perfeksionuar lëkurën.

NARS Radiant Creamy Concealer
Konsiderohet si një nga produktet bestseller të Nars. Perfekt për mbulimin e rrathëve të zinj, premton të qëndrojë pa krisje në lekurë për 24 orë. Ofron gjithashtu një super ndriçim për lëkurën.

Kosas Revealer Super Creamy + Brightening Concealer
Super viral në rrjete sociale, ky korrektor është i preferuari i shumë make up artistëve. Tekstura është super e lehtë dhe mbulimi është praktikisht i padukshëm në lëkurë. Ka formulë hidratuese dhe ofron efekt ndriçues. Kujdes nëse aplikoni më shumë seç duhet mund të krijojë krisje.

Tarte Shape Tape Concealer
Mbulimi i këtij korrektori është më shumë se perfekt! Formula e tij e testuar nga dermatologët jep dhjetëfish mbulim pa rrudha pë 16-orë. Gjithashtu ofron super ndriçim dhe ka larmishmëri ngjyrash për çdo ton lëkure. Mund ta përdorni edhe në plazh sepse është papërshkueshëm nga uji.

Too Faced Born This Way Super Coverage Multi-Use Concealer
Me siguri keni dëgjuar për këtë produkt. Është produkti më i shitur i Too Faced. Jo vetëm që funksionon mirë për rrudhat  nën sy, por është gjithashtu shumë efektiv për njolla të kuqe dhe hiperpigmentimin. Ka një gamë të gjerë ngjyrash.  Formula e tij ofron shumë përdorime.

Hourglass Vanish Airbrush Concealer
Për një grin të lehtë, por që ndriçon dhe pa të meta, duhet të provoni korrektorin e Hourglass. E veçanta e tij është furça e tij që barazon gjithçka dhe eliminon çdo njollë. Ofron efekt mat.

Po per blushet likuide keni degjuar? Kliko linkun per te lexuar disa nga opsionet me te mire momentalisht ne treg.