Apr 12, 2023
 in 
Produkte

Cili krem dielli është më efikas për ju?

K

remi i diellit është një produkt mjaft i rëndësishëm dhe duhet të jetë gjithmonë pjesë e rutinës suaj. Mungesa e tij mund të shkaktojë dëme fatale për lëkurën. Në treg ka shumë variante për këtë produkt.Dhe më poshtë do të gjeni një klasifikim për ata kremra dielli që janë evidentuar si më efikas.

Supergoop! Unseen Sunscreen SPF 40

Konsiderohet si një nga opsionet më të mira për lëkurë të yndyrshme. Konsistenca është e ngjashme me vazelinën e hollë. Funksionon jashtëzakonisht mirë nën grim dhe mbron gjithashtu nga drita blu. Është një nga kremrat më të shitur të këtij viti.

SHISEIDO Ultimate Sun Protector Lotion SPF 50+ Sunscreen

Tepër efikas për fytyrën por njerëzit kanë filluar ta përdorin dhe për trupin. Ai krijon një barrier mbrojtëse në lëkurë e cila fortësohet sa herë ekspozohet në diell. Është rezitent ndaj ujit deri në 80 minuta.

La Roche-Posay Anthelios Tinted Face Sunscreen SPF 50

Ky krem është evidentuar si një nga kremrat më të pëlqyer dhe më të shitur. Formula e tij është pa vaj dhe jokomedogjene me një fund mat prandaj është shumë efikas për njerëzit me lëkurë te yndyrshme. Ndjehet i lehtë në lëkurë sepse ka një konsistencë të hollë dhe nuk bezdis. Nuk krijon irritime.

Beauty of Joseon Relief Sun Rice + Probiotic SPF 50

Është një nga produktet koreane më të vlerësuara. Ky krem ​​kundër diellit është shumë efektiv dhe ndihet si qumësht në fytyrë. Ushqen lëkurën tuaj dhe ju lë me shkëlqim të bukur. Nuk ka fragrancë.

Missha All Around Safe Block Soft Finish Sun Milk EX SPF50

Ky opsion është mjaft ekonomik.Formula me  SPF 50 ka një strukturë qumështi dhe një përfundim të lehtë, duke e bërë atë perfekt e për ata që jetojnë në mjedise me lagështirë dhe që e kanë të vështirë të përdorin krem ​​kundër diellit çdo ditë. Ai është një variant i shkëlqyer edhe për lëkurën me vaj, pasi nuk do t'ju bëjë të shkëlqeni gjatë gjithë ditës. Gjithashtu është rezistent ndaj ujit dhe djersës.

Thank You Farmer Sun Project Water Sun Cream

Rekomandohet për të gjitha llojet e lëkurave. Ai hidraton me vajin e arrës afrikane dhe ekstraktet e bambusë dhe qetëson lëkurën me aloe vera. E lë fytyrën të lëmuar pa ndjesi ngjitëse. Nuk do të keni njolla të bardha dhe as acarim të lëkurës.

Informohuni me shume per arsyet se pse kremi i diellit eshte i rendesishem ne cdo dite duke klikuar linkun.