May 15, 2023
 in 
Produkte

Cili krem trupi me SPF është i duhuri për lëkurën tuaj?

T

emperaturat sa po vjen dhe po bëhen më të nxehta, që do të thotë se është koha të filloni të mendoni për mbrojtjen e lëkurës tuaj nga rrezet e ashpra të diellit

Ju mund të mendoni se është vetëm fytyra juaj ajo që ka nevojë për mbrojtje të përditshme, dhe se kremi kundër diellit për trupin duhet përdorur vetëm në ditët e plazhit. Por do të gaboni. Fondacioni Britanik iLëkurës këshillon përdorimin e kremit kundër diellit në të gjitha zonat e lëkurës të ekspozuara ndaj diellit.

Një krem ​​i papërshkueshëm nga uji është më i mirë, edhe nëse nuk jeni duke notuar, pasi ju mbron më mirë nëse djersiteni. Gjithashtu kremin kundër diellit duhet ta aplikoni gjithmonë 20-30 minuta para se të dilni jashtë dhe ta riaplikoni të paktën çdo dy orë.  Vraponi të blini tani kremin tuaj por më parë hidhini një sy listës sonë për të parë cili është i duhuri për ju.

AveenoProtect + Hydrate SPF 60

Është i shkëlqyer për të gjitha llojet e lëkurës përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme sepse përmban katër filtra dielli: avobenzone,homosalate, oktisalate dhe oktokrilen. Nuk do të keni irritime sepse ky locion i veçantë përmban tërshërë koloidale, një përbërës i njohur për qetësimin e lëkurës. Tërshëra ka qenë e njohur për të reduktuar inflamacionin e lëkurës, si dhe stimulon prodhimin e kolagjenit.

Supergoop Play Everyday Lotion SPF 50

Ky locion me spektër të gjerë SPF 50 ka një ndjesi të lehtë, jo të yndyrshme që thahet shpejt në një lëkurë të pastër, rezistente ndaj djersës dhe ujit. Formula e butë përmban gjithashtu ekstrakt hidratues luledielli për të zbutur lëkurën për një ndjesi dhe më të butë.

Shiseido Ultimate Sun Protector Lotion SPF 50+ Sunscreen

Teknologjia WetForce e Shiseido i përket panteonit të kremrave të mëdhenj të diellit.  Me një formulë të lehtë  siguron që të mos ketë njolla të bardha e të bezdisshme kur e aplikoni.

Hawaiian Tropic Antioxidant Sunscreen Lotion SPF 5

Është formuluar me antioksidantë të mirë për ju si ekstrakti i çajit jeshil për të ushqyer pasi mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme UV. Locioni i mëndafshtë dhe i lehtë e mban erë njësoj sikur jeni në bregun e një ishulli tropikal. Dhe ka një çmim tepër ekonomike.

Garnier Ambre Solaire

Është i miratuar nga Cruelty Free International dhe vjen në një shishe ekologjike të bërë me karton dhe 48 për qind më pak plastikë.

Pavarësisht konsistencës së trashë dhe të bardhë, është shumë i  butë në lëkurë dhe përthithet shpejt dhe lehtë. Përveç çmimit të përballueshëm, ai gjithashtu nuk ndihet aspak ngjitës në aplikim, që është një tjetër bonus i shtuar.

Eucerin Daily Hydration Body Cream ëith SPF 30

Nëse nuk doni të shpenzoni shumë, zgjidhni Eucerin. Ky krem ​​hidratues i përditshëm me absorbim të shpejtë ofron mbrojtje me SPF 30 nga rrezet e dëmshme të diellit dhe premton lëkurë të hidratuar dhe elastike për plot 24 orë.