Feb 20, 2023
 in 
Personazh

Cili look I Luanës ju ka pelqyer më shumë në Zemër Luana

P

as një periudhe të gjatë pushimi, Luana Vjollca u rikthye në televizion me një emision të ri dedikuar tërësisht lojrave dhe argëtimit me të ftuarit e saj. Ky projekt u prit mjaft mirë nga publiku dhe pati sukses.

Në këtë artikull do ti hedhim një sy lookut të Luanës gjatë spektaklit. Gjithmonë ekstravagante dhe e guximshme, ja se çfarë ka zgjedhur moderatoja në këtë sezon të parë të projektit të saj të ri. Hidhini një sy veshjeve të saj dhe përzgjidhni cila ka qënë e preferuara juaj.

Natën e parë  ajo nisi këtë  aventurë  e veshur e gjitha në  rozë . Dhe roza, vajzave bjonde i shkon pafund.

Natën e dytë Luana erdhi më  thjesht, me një  fustan të  shkurtër të  zi. Vëmendjen e morën flokë t e gjata bjonde dhe grimi shumë  natyral.

Puntata e tretë  e bëri moderatoren të  shkëlqente nga fustani i punuar i tëri me temina ngjyrë turkeze. Flokët e kapura bisht dhe grimi vinte në tonet e tokës.

Këtë  herë moderatorja ka zgjedhur një  fustan  lëkure të  zi që vjen deri poshtë  gjurit. Kjo prerje fustani është  perfekte për trupin e gjatë dhe me forma të  Luanës.

Kostumi i bardhë dhe klasik i qëndronte perfekt në trup Luanës. Përsa i përket grimit,këtë herë ajo ka përdorur më shumë blush se zakonisht dhe buzët vijnë në tonalitet e rozës.

Duhet ta themi se ngjyra rozë  dhe gjithë tonalitet e saj i shkojnë  kaq shumë  Luana Vjollcës. Ky kostum e bënte të  dukej më e embël dhe shumë të vogël. Flokët e kapura bënin të mundur nxjerrjen në pah të tipareve të bukura të  saj.

Me fustanin leopard, që i rrinte ngjitur pas trupit dhe i theksonte aq shumë belin e hollë , moderatorja tërhoqi shumë vëmendje. Gjithashtu flokët me onde e bënin të  dukej edhe me extra.

Fustani i gjatë , i kuq, saten nxorri në pah më të mirën e Luanës natën e Shën Valentinit. Grimi atë natë  konsistonte në buzë të kuqe dhe sytë ishin lyer më thjesht. Flokët e gjatë me onde ishin qershia mbi tortë .

Klikoni linkun dhe do te gjeni disa nga veshjet me te bukura te Arbana Osmanit gjate Big Brother Albania.