arina Vjollca është një nga figurat më të bukura të ekranit. Bjonde, me tipare të rregullta dhe trupin shumë në formë, moderatorja di shumë mirë si të nxjerrë më të mirën e saj në pah, në spetaklin që drejton.
Këtë sezon të Klanifornias, Marina ka veshur stile të ndryshme veshjesh por gjithmonë brenda formatit të saj. Shohim më poshtë disa prej tyre e në fund mos harroni të na thoni cili ju ka pëlqyer më shumë.
Marina dukej shumë classy veshur me kostumin blu. Më serioze se sa e kemi parë netët e tjera.

Fustani i zi dhe i gjatë tregonte format perfekte të Marinës. Grimi me ngjyra toke shkonte pafund me ngjyrën e outifit dhe flokët e kapur nxirrnin në pah shpinën e hapur të fustanit.

Ky model fustani ka qënë shumë në modë këto kohë. Këmbët e Marinës dukeshin shumë bukur nga e çara e tij. Përsa i përket grimit, moderatorja kishte përshtatur ngjyrën e blushit me ngjyrën e fustanit.

Për natën speciale të vitit të ri, ajo zgjodhi ngjyrën e kuqe. Outifit ishte shumë i veçantë dhe Marina mori gjithë vëmendjen atë natë.

Këtë puntatë,Marina ka zgjedhur të krijojë një wet look me flokët. Grimi vjen në tone neutrale. Ndërsa kostumi i zi është mjaft modern.

Ky fustan jeshil, i gjatë është njëkohësisht modern dhe klasik. Moderatorja e ka përshtatur mjaft bukur me flokët e kapura lart dhe grimin me ngjyra toke.

Fustanet e shkutër janë një zgjedhje perfekte për Marinën, pasi këmbët e gjata dhe të holla janë një nga pikat e saj më të forta. E kuqja i shkon shumë dhe fustani duket sikur është krijuar posaçërisht për të.

Zgjidhni lookun me te bukur te Luanes duke klikuar linkun.