ë gjithë jemi kuriozë të eksplorojmë pak për parfumet që pëlqejmë. Të dimë më shumë se nga çfarë është krijuar aroma jonë e preferuar.
.jpg)
Keni menduar ndonjëherë se një parfum shumë i njohur mund të ketë në përbërje të tij një lule karakteristike shqiptare? Mund tju duket e pabesueshme por është e vërtetë.
Bëhet fjalë pikërisht për parfumin Lancome, La vie est belle,Iris Absolu. Ky parfum është një nga risitë e këtij brandi dhe aroma e tij është cilësuar si një nga aromat më të veçanta.

Ai është krijuar nga notat e lules së irisit. Irisi në të gjithë botën njihet si Iris Illyrica ose ndryshe Irisi I Ilirisë. Pra është një bimë që i përket Ilirisë së vjetër dhe paraardhësve tanë. Irisi është quajtur si lulja mahnitëse që Ilirët i dhuruan botës.

Ilirët e lashtë e konsideronin Irisin një bimë mjekësore me vlera të shumta për një sërë problemesh shëndetësore përfshirë dhimbjet e kokës. .Pjesë të kësaj bime janë përdorur në lashtësi kundër djersës dhe në përgatitjen e parfumeve. Ajo lulëzon gjatë pranverës, nga maji në qershor dhe ka nevojë për dritën e diellit. Kërkon një tokë me lagështi mesatare, pjellore dhe të kulluar mirë.

Në lashtësi,Irisi konsideroj si simbol i fuqisë dhe i madhështisë. Tre petalet e Irisit ishin simbole të besimit, zgjuarsisë dhe trimërisë.

Parfumi i Lancome Iris Intense mban një aromë të lehtë dhe pranverore. Nëse do ta nuhasnit do të ndjenit se ngjason me aromën e pudrës klasike. Përveçse është evidentuar si një nga parfumet më të mirë në treg,ne kemi dhe një arsye tjetër për ta provuar, pikërisht për irisin, lulen e Ilirëve.

Klikoni linkun per te lexuar me shume rreth parfumeve qe ju duhen per stinen e pranveres.