ji micellar është një pjesë mjaft e rëndësishme e rutinës suaj të kujdesit për lëkurën. Ai është hapi i parë që bën të mundur heqjen e make up. Pas kësaj ju duhet të kryeni menjëherë larjen e fytyrës.

Në treg ka disa opsione përsa i pëket këtij produkti. Më poshtë keni disa alternativa në mënyrë që të zgjidhni të duhurin për llojin e lëkurës suaj.
Garnier MicellarCleansing Water
Ky është një opsion tepër i mirë për atë çka ofron. Vjen në disa opsione që ti përshtatet llojeve të ndryshme të lëkurave. Ai është i pasuruar me molekula pastruese të quajtura Micelles që tërheqin papastërtitë, duke i hequr ato nga poret tuaja thjesht si një magnet. Uji Micellar nga Garnier është perfekt për make up-in e përditshëm.

Bioderma Sensibio H2OMicellar Water
Sensibio H₂O është i pari dhe i vetmi ujë micellar që përshtatet në mënyrë perfekte me lekurën: esteret e acidit yndyror, elemente përbërës të micellave, janë të ngjashme me fosfolipidet e membranës të qelizave të lëkurës dhe në mënyrë natyral e rindërtojnë filmin hidrolipidik të lëkurës. Ai përveçse pastron fytyrën nga make up,zbut dhe qetëson lëkurën e irrituar duke lënë pas një ndjesi freskie.

Klorane micellar Water
Nëse dëshironi një version me aromë të mirë lulesh, Klorane ju ofron një opsion tepër efektiv.Locioni micelar pastron deri në thellësi dhe heq makijazhin nga fytyra, sytë dhe buzët. Ofron një pastrim optimal të lëkurës falë agjentëve pastrues shumë të butë që kapin papastërtitë pa e tharë lëkurën tuaj.Ideal për lëkurat e ndjeshme.

Po per double cleansing keni degjuar? Klikoni linkun per tu informuar me shume