Jul 3, 2023
 in 
Personazh

Dasma e momentit: Martohet Mikayla Nogueira.

Y

lli i Tik Tok dhe njëkohësisht një nga influencerët më të mëdhenj të botës së bukurisë, Mikayla Nogueira i ka dhënë fund beqarisë në datën 1 korrik. Ajo i ka thënë po në altar Cody Hawken, të dashurit të saj prej shumë viteve.

Dasma bëri një super jehonë në rrjete sociale sepse kishtë të ftuar shumë personazhe të njohur por njëkohësisht konsiderohet edhe si një dasmë tepër lukzose. Të ftuar ishin influencerat e tjerë Dylan Mulvaney, James Charles, Patrick Starrr, Johnny Ross,Chris Olsen dhe Kelly Rose Sarno, të cilët ndanë foto nga dasma.

Nusja kishte zgjedhur një fustan pa mëngë, stil princeshe për momentit e kurorëzimit. Ndërsa në festë më pas veshi një fustan pas trupit me mëngë në formë dentelle. Dhëndri preferoi një kostum të bardhë.

Duke qënë se Mikayla është e apasinouar pas make up të gjithë mezi po prisnin të shihnin grimin e saj në këtë ditë të veçantë. Me një make up minimalist por të kuruar me detaje, përshtatur përsosmërisht me tiparet e saj, duhet thënë që të gjithë mbetën të mahnitur. Për këtë make up u kujdes grimieri i njohur: Make Up By Mario, që njiher ndryshe edhe si grimieri i Kim Kardashian. Ndjekësit në komente tregojnë se ky grim ishte perfekt për nusen dhe se ajo duhet të fillojë të marrë mësime nga Mario për make up që krijon.

Edhe për flokët që derdheshin supeve në onde perfekte u kujdes Chris Appleton,që gjithashtu punon për Kim Kardashian.

Shikoni duke klikuar linkun se si dukej Klea Huta me fustan nuserie.