ë shtunën e kaluar, Sofia Richie dhe Elliot Grainge shkëmbyen unazat në Hotel du Cap-Eden-Roc në Antibes, Francë. Dasma e tyre u quajt ndryshe si dasma mbretëroree vitit.

Modelja dhe stilistja i tha “PO” propozimit të Elliot pas një viti lidhjeje. Eventi ishte madhështor dhe pushtoi brenda pak minutash gjithë rrjetin. Çdo detaj ishte perfekt, por sytë mbetën te nusja e cila shkëlqente në ditën e saj speciale.



Një treshe fustanesh u krijua nga Chanel për tre ngjarjet e saj kryesore të dasmës së fundjavës: darka e provave, ceremonia dhe pas festa.
"Ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja që Chanel të dizajnonte fustanin tim të nusërisë," thotë Sofia.

Një fustan i bukur i qëndisur me dantella u krijua posaçërisht për Richie.
“Brenda fustanit ka detaje delikate, duke përfshirë një zemër të qëndisur për të përfaqësuar dashurinë që ndajmë unë dhe Elliot, si dhe një S&E të qëndisur blu në pjesën e brendshme të fustanit mbi zemrën time.”



Sofia donte të bënte diçka unike për vellon e saj, kështu që ajo punoi me ekipin e Chanel për të krijuar një copë vezulluese të stolisur me pika uji rrëshirë që shkëlqenin kur ajo ecte.



Për look-un e darkës së provave, ekipi punoi për të rikrijuar një fustan të veshur nga Stella Tennant në shfaqjen e vjeshtës të modës Chanel të vitit 1997.
“Është tërësisht me rruaza te punuara me dorë. Për mua, ajo mishëron elegancën dhe feminitetin klasik në të cilin ishte një gjeni i tillë Karl Lagerfeld.”
Motra e nuses, Nicole Richie, projektoi një palë vathë diamanti për të plotësuar fustanin e darkës së provës.

Për sa i përket make up, Sofia zgjodhi një grim shumë të thjeshtë sepse kërkonte që look-u i saj ti mbijetonte kohës dhe mos të dukej si shumë i ekzagjëruar vite më vonë.

Pas ceremonise, Sofia u shndërrua me një pamje me argëtuese dhe flirtuese si të Claudia Schiffer, të frymëzuar nga Chanel.
"Ne rikrijuam fustanin me korse te Claudia Schiffer nga fillimi i viteve '90. Kështu do isha gati të kërceja derisa të dilte dielli metë dashurit e mi."


Gjatë gjithë dasmës, fytyra e nuses shkëlqente nga lumturia.




Klikoni linkun per te lexuar detajet nga dasma madheshtore e Armina Mevlanit.