Jun 6, 2023
 in 
Personazh

Dasma magjike e Klea Hutës.

D

itën e dielë, në një pasdite vere, buzë detit të mrekullueshëm të jugut, Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare. Një dasmë moderne dhe magjike me shumë të ftuar VIP, të gjithë jemi kuriozë se si ishin veshur yjet.

Nusja dukej si një përrallë. Ajo kishte zgjedhur 3 fustane për ditën e saj të madhe. I pari ishte nje fustan i gjatë e i ngushtë pas trupit me bisht madheshtor. Ai tregonte linjat perfekte të Kleas pasi përshtatej perfekt me fizikun e saj. Në pjesën e gjoksit ishte i dekoruar me një lule te bukur të madhe që i jepte veçanti fustanit.

Për pjesën e festës Klea zgjodhi nje set bust dhe fund të bardhë të punuar me gurë dhe nje vello te gjate.

Fustani i tretë ishte një fustan princeshash i gjatë me tyl dhe tantellë me krahë të gjatë punuar bukur.  Flokët e kengatares ishin te kapura bisht dhe make up ishte i thjeshte dhe i pastër. Shkurt, Klea Huta shkëlqeu në dasmën e saj.

Po të ftuarat çfarë veshën? Hidhini një sy veshjeve të tyre më poshtë dhe na tregoni cila ju pëlqen më shumë.

Kiara Tito

Bora Zemani

Kristina Baki

Kejsi Tola

Venera Lumani

Ariana Fejzullahu

Olta Boka