ush është një fanatik makeup-i i ka dëgjuar shpesh termat Fixing Spray dhe Setting Spray.
Por mbase jo të gjithë e dinë diferencën mes këtyre dy produkteve, ose saktësisht nëse ka ndonjë ndryshim në rradhë të parë , prandaj ne do jua shpjegojmë këtë gjë sot.
Setting Spray
Setting Spray duket se është bërë termi më tërheqës për spërkatjen që përdorni si prekjen përfundimtare në grimin tuaj, por shpesh herë njerëzit nuk e kuptojnë çfarë janë këto elementt. Shumë njerëz mendojnë që Setting Spray , është një spërkatës që ndihmon në jetëgjatësinë e grimit në fytyrë. Por kjo teori është e gabuar.
Ajo që në fakt bën Setting Spray është që shkrin grimin tuaj në një shtresë të barabartë. Mund të tingëllojë pak e çuditshme, e kuptojmë. Ama pasi kemi aplikuar shumë pudër pluhur në zonat që na nevojitet, lëkura duket e thatë dhe jo e njëtrajtshme. Një zgjidhje e shkëlqyeshme për këtë problem është Setting Spray!
Setting Spray është zakonisht një përzierje e ujit, glicerinës dhe vajrave. Në thelb uji dhe vajrat përzihen me pluhurin mbi fytyrën tuaj dhe krijojnë një lëng që thahet shpejt, duke i shkrirë të gjitha në një shtresë. Glicerina ndihmon në thithjen e lagështirës dhe për ta mbajtur fytyrën tuaj të hidratuar gjatë gjithë ditës.
Fixing Spray
Pra, çfarë është një Fixing Spray? Fatmirësisht, përgjigja për këtë është shumë më e thjeshtë sesa shpjegimi i Setting Spray.
E thënë thjesht: spërkatës fiksues fjalë për fjalë "rregullon" grimin tuaj, duke e mbajtur atë në vend gjatë gjithë ditës. Kjo është ajo që shumica e njerëzve mendojnë kur mendojnë për Setting Spray. Fixing Spray zakonisht kanë të paktën pak alkool për të ndihmuar të thahet më shpejt. Nëse jeni të ndjeshëm ndaj alkooleve ose keni lëkurë të thatë, kjo mund të irritojë ose thajë lëkurën tuaj, prandaj kujdes!