in 
Makeup

Disa Bronzer që duhet ti provoni patjetër

K

ur flasim për produkte esenciale për të realizuar nje make up look, një prej tyre është bronzeri.

Pasi ju aplikoni fondatinën dhe korrektorin fytyra juaj mund të duket pak e zbehtë dhe mollzat nuk do të jenë të theksuara. Kjo pasi mungonjne dritehijet qe te jep bronzer

Ai i jep fytyrës ngrohtësi, gjallëri dhe definim. Edhe në ditët më të ftohta të dimrit, me një prekje të vogël të  bronzerit, do të duket sikur e keni gjetur një rreze dielli për të ndricuar fytyrën tuaj. Përveç kësaj, me anë të  bronzerit, mund ta bëni evidentimin e formave të fytyrës suaj edhe pa e konturuar duke theksuar tiparet më të bukura.

Kujdesuni qe bronzerin tuaj ta zgjdhni 1 ose 2 tone më të errët se lëkura juaj në mënyrë që të merrni nxirjen perfekte.

Ne po ju sugjerojmë disa variante bronzerash të cilët konsiderohen si më të mirët për momentin.

Sculpture nga Selen Cosmetics

U bë shpejt viral për faktin që ishte super i pigmentuar dhe  perhapej në mënyrë perfekte. Gjithashtu brenda një produkti do të gjeni dy tonalitete. Njera per pjesen e konturimit te fytyres dhe tjetra per ti dhene ngrohtesi lekures.

https://www.selencosmetics.com/products/skulpture-bronzer-duo

https://www.selencosmetics.com/products/skulpture-bronzer-duo

 

Charlotte Tilbury Bronzer

Është evidentuar nga make up artistët si një nga bronzerat më të mirë  dhe vjen në një  paketim të madh i cili duket sikur nuk mbaron kurrë .

 

Hoola Bronzer nga Benefit

Është një produkt klasik, që edhe pse po bën shumë vite në treg mbetet nga më të mirët.

Nars Bronzer

Evidentohet si një  nga bronzerat më të preferuar të momentit. I pigmentuar dhe në një paketim praktik, qendron gjate ne lekure.

Physican Formula Butter Bronzer

Është një nga produktet drugstore më të shitur. Ka një tonalitet shumë natyral dhe mban aromë shumë të këndshme.