Apr 29, 2023
 in 
Thonjë

Disa ide per thonjtë tuaj të majit.

M

aji për pak ditë troket duke na dhënë dhe 30 ditë kohë të shijojmë pranverën e bukur! Koha e ngrohtë, lulet shumëngjyrëshe dhe gjelbërimi në çdo cep simbolizojnë këtë stinë.
Po thonjtë tuaj i keni përshtatur me ngjyrat e stinës? Nëse akoma jo, inspirohuni nga sugjerimet tona më poshtë që të dukeni sa më trendi.

Një kombinim i këndshëm i ngjyrave të rozës bërtet emrin e pranverës.

Por nëse nuk dëshironi të jeni e gjitha pink mund të provoni që thonjve tuaj transparentë ti shtoni një onbre të lehtë, rozë.

Nëse pranvera do të ishte thonj do të dukej kështu, plot ngjyra.

Dhe nëse nuk guxoni dot kaq fort, provoni vetëm një french shumëngjyrësh.

French në ngjyrë lejla pastel kombinon perfekt me pranverën.

As ngjyra turkeze nuk mbetet prapa për të gjitha vajzat që duan të dalin nga zona e komfortit.

Frenchi i bardhë është nja nga klasikët dhe i shkon çdo muaji e çdo stine.

Mund të provoni të krijoni një ndërthurje të ngjyrës rozë të lehtë me disa motove florale.

Thonjtë chrome në ngjyrë akulli vazhdojnë të mbeten të preferuarat e shumë vajzave.

Nese ju pelqejne thonjte e shkurter klikoni linkun per tu frymezuar mbi modelin tuaj te ardhshem.