ranvera erdhi, temperaturat po ngrohen dhe së shpejti gjithçka që do të veshim janë sandalet dhe shapkat. Keni menduar se si do të duken gishtat e këmbëve? Keni një ngjyrë të preferuar për to gjatë stinës së pranverës?

Na lejoni tju japim disa sugjerime që të keni një ide të qartë kur të keni takimin e rradhës të estetistja juaj.
Nëse doni diçka që nuk bie shumë në sy, por këmba juaj të duket e rregullt dhe e kuruar atëherë zgjidhni ngjyrën nude. Gjithmonë është shumë fine.


Frenchi i bardhë nuk del kurrë nga moda. Jua tregon këmbët shumë elegante. Nëse doni të eksperimentoni pak, provoni frenchin shumëngjyrësh. Do të përshtaten me stinën dhe mund ti kombinoni me veshjet.


Edhe ngjyra e akullit është një klasike që i përshtatet të gjitha kohrave.Mund ta beni miks me disa xixa te vogla.

Nëse jeni fanse të ngjyrave të ëmbla, ky opsion është për ju. Ngjyra rozë e lehtë kombinuar me një gisht në lejla pastel është kombini perfekt. Por nëse ju pëlqen më shumë ngjyra pastel, atëherë kjo lejla e ngrohtë mund të jetë zgjedhja juaj.


Ngjyra pastel bojëqiell është një tjetër mundësi për thonjtë e pranverës. Një ngjyrë e ftohtë dhe e pastër është një opsion perfekt.

Që roza e errët në mavi është shpallur ngjyra e vitit 2023, këtë besoj se e keni lexuar. Ajo është gjithashtu një ngjyrë mjaft e përshtatshme për pedikyrin tuaj këtë muaj.

Nese doni te inspiroheni edhe per manikyrin tuaj kete pranvere, klikoni linkun.