jë nga gjërat më frustruese për vajzat me bust të madh është të gjejnë veshje që ju rrijnë bukur në të gjithë trupin. Zakonisht nëpër dyqane nuk gjehet asgjë tjetër përveç këmishave që tërhiqen nga busti ose fustaneve të rrëshqitshme që duken shumë të lezetshme në varëse rrobash, por që të bëjnë të dukesh e zhveshur sapo t'i veshësh. Kështu që sot po ndajmë disa këshilla të modës për buste të mëdha, për t'ju ndihmuar të dukeni bukur në çdo rast.

Gjeni numrin e duhur të reçipetave
Veshja nuk është e përshtatshme për të gjithë për një arsye. Të gjithë janë të ndryshëm me madhësi , forma trupore dhe nevoja të modës. Duke pasur parasysh këtë, është e rëndësishme të gjeni rroba që do t'ju bëjnë të dalloheni për trupin e mahnitshëm që keni. Gjeni numrin e duhur tē reçipetave sepse kur gjoksi ēshtē shumē i shtrēnguar veshjet nuk do tē duken nē rregull.

Evitoni bluzat me jakë super të mbyllura
Problemi me dekoltetë e larta kur keni një bust të madh është se ato priren ta bëjnë bustin të duket më i shkurtër dhe më i madh.

Bluzat oversize do tju bëjnë të dukeni më të plota
Është e natyrshme që vajzat me gjoks më të madh të ndihen sikur janë më të lirshme dhe tju duket sikur bluzat e gjera janë ideale për të ‘fshehur’ format e tyre. Problemi me këto silueta është se ato fshehin të gjitha format tuaja. Kjo do të thotë se është koha që të filloni të shmangni të gjitha ato bluzat e lirshme dhe t'i zëvendësoni ato me opsione që kanë një bel të përcaktuar qartë. Nuk ka nevojë të ndiheni sikur duhet t'i vishni rrobat e ngushta por të vishni diçka që tregon formën tuaj dhe thekson zonën e belit.

Shmangni bluzat me rrudha të ngarkuara
Është veçanërisht e rëndësishme të shmangni çdo rrëmujë në zonën e gjoksit, pasi këto vetëm e bëjnë bustin tuaj të duket edhe më i madh.

Nese keni trup petite, keto veshje jane per ju. Kliko linkun per te mesuar me shume.