o të gjithë jemi të bekuar me flokë të dendur, voluminozë dhe me fije të trasha.
Disa prej vajzave kanë flokë me fije të hollë të cilët nuk kanë shumë volum dhe ngatërrohen lehtë.

Në këtë artikull do të gjeni disa këshilla të vlefshme se si të kujdeseni për to.
Së pari mos përdorni shumë produkte. Mos e ngarkoni tepër flokun. Mund të dëmtojë skalpin tuaj.

Prijini shpesh majat tuaja. Shpesh herë janë ato që jua ngatërrojnë më shumë flokët.Plus nëse i prisni më shpesh majat e djegura, i hapni rrugë flokut të ri.

Maskën mos e vendosni në skalp por vetëm në pjesën tjetër të flokut.

Përdorn ipjastër me nxehtësi vetëm kur dëshironi që floku të qëndrojë gjatë në modelin që keni krijuar.

Nëse keni flokë shumë të hollë, ti mbani të prerë në një model të shkurtër, do tju të dukeni sikur i keni më me shumë volum.

Për të shmangur larjen e shpeshtë, përdorni shampo të thatë.

Nëse i thani flokët me tharëse, uleni kokën poshtë e ashtu filloni ti thani. Do tju japi më shumë volum.

Dekolorojini sa më rrallë të jetë e mundur dhe me dekolorues shumë shumë të lehtë. Shëndetii flokut tuaj ka më shumë rëndësi se ngjyra e tij.

Vitaminat e duhura do tju ndihmojnë.

E së fundmi,bëni një vizitë mjekësore. Ndonjëherë flokët e dobët e të hollë, janë sinjali problematikave të brendshme të trupit tuaj.
Nese doni te lexoni me shume keshilla rreth kujdesit per flokun tuaj klikoni linkun