shtë thënë e stërthënë që floku është gjysma e bukurisë dhe kjo është më se e vërtetë. Një flok i gjatë, i dendur, që derdhet supeve është dëshira e shumë vajzave kohët e fundit.
Përpara se të merrni vendimin e të shkoni për të vendosur extension hidhini një sy këtij artikulli me disa këshilla të vogla se si ti rrisni flokët vetëm duke u kujdesur për to. Mos harroni, asgjë sështë e pamundur.
Një nga këshillat që mund ta keni dëgjuar shpesh është mos ta lani flokun përditë pasi kjo ndikon në dëmtimin e skalpit.

Dihet që një flok i stiluar me pjastër apo mashë ngjan më i rregullt. Por mos e bëni shpesh. Floku digjet, majat dyzohen e do të detyroheni ti prisni përseri.
Një nga gabimet fatale është kur pjastrën apo mashën evendosni në flokë të lagur.

Bëni kujdes me krehjen pas dushit. Filloni gjithmonë ngamajat e jo ti tërhiqni flokët nga rrënja.

Mos i dekoloroni flokët shpesh.Sado produkte mbrojtësetë përdorin parukieret, dekoloranti mbetet dekolorant.

Mos i nënvlerësoni vitaminat. Nëse gjeni të duhurat dotë shihni patjetër përmirësim.

Prisni majat një herë në tre muaj. Kështu do të largoni pjesët e dëmtuara e do ti lironi rrugën flokut të ri të zgjatet.

Një pjesë shumë të rëndësishme luan ushqimi që ju konsumoni. Një organizëm i shëndetshëm reflekton edhe në flokët tuaj.

Stresi është një nga armiqtë kryesorë të renies sëflokëve. Shqetësohu më pak! Të paktën bëje për flokët.

Përdorni shampon e duhur për flokët tuaj. Gjithashtu shtojini rutinës tuaj balsam dhe maskë.

Përdorni lidhëse flokësh sateni dhe përdorni një këllëfjastiku të tillë. Kjo do tju ndihmojë shumë që flokët mos tju ngatërrohen natën.
