avarësisht se cila është rutina juaj e përditshme, të gjithë kanë nevojë për një krem të mirë trupi në koleksionin e tyre të bukurisë. Vetëm imagjinojeni pak atë ndjesinë, kur pas një dite të lodhshme dhe një dushi të ngrohtë, të lyheni me një krem trupi të mirë e me aromë super të këndshme,e më pas një gjum i rehatshëm.

Edhe dermatologët janë shprehur që ashtu si lëkura e fytyrës edhe lëkura e trupit duhet hidratuar çdo ditë. Kjo pasi lëkura në trup ka më pak gjëndra yndyrore se fytyra, kështu që mund të thahet shumë më shpejt.
Kur blini produkte për kujdesin e trupit, merrni parasysh përbërësit,konsistencën, aromën dhe llojin e lëkurës për të cilin formula funksionon më mirë.
Më poshtë po ju prezantojmë disa kremra trupi të cilët janë konsideruar si më të mirët e momentit.

Sol de Janeiro Brazilian Bum Bum Cream
Do të jeni shumë me fat nëse do ta gjeni këtë krem sepse aq viral sa është bërë, vazhdimisht mbaron nga stoku.
Ky krem e meriton gjithë vëmendjen që rrjetet sociale i kanë dhënë. Aroma e tij është më shumë se e mrekullueshme. Gjithashtu formula e tij është tepër cilësore pasi ka përfitime forcuese që ndihmojnë lëkurën të duket dhe të ndihet e rimbushur dhe e lëmuar.

Nécessaire The Body Lotion
Formula e këtij produkti është pika e tij e fortë. Është një përzierje ushqyese e gjalpit shea dhe vitaminave A, C dhe E, plus niacinamide që përmirësojnë lëkurën dhe punojnë shumë për lëkurën tuaj.
Ky hidratues pa aromë, që përthithet shpejt është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës dhe premton të forcojë barrieren e lëkurës tuaj, të përmirësojë tonin, strukturën e lëmuar dhe të rivendosë qëndrueshmërinë.

Ahava Probiotic Body Lotion
Ky locion trupi hidratues dhe zbutës e bën lëkurën rezistente ndaj ndjeshmërive si thatësia dhe acarimi.
Formula e tij është e mbushur me probiotikë, prebiotikë dhe Osmoter, një përbërës që balancon pehashin e lëkurës tuaj.

CeraVe Daily Moisturizing Lotion
Cerave ofron një version më ekonomik por që i jep një hidratim shumë të mirë të lëkurës të trupit tuaj. Formula e tij përmban acid hialuronik dhe ceramide esenciale.

Glow Recipe WatermelonGlow Pink Dream Body Cream
Kjo formulë me ngjyrë rozë është e mbushur me acid hialuronik, acide alfahidroksi (AHA) dhe gjalpë nga farat e shalqinit të pasur me antioksidantë.
Zhytet në lëkurë dhe brenda disa sekondash lë pas një përfundim të butë,prej kadifeje që ka aromë pothuajse si çamçakëz.

Nivea Essentially Enriched Body Lotion
Është quajtur si një ultrahidratues. Kjo e gjitha falë formulës të tij e përbërë nga vaji i bajames. Ky produkt është konsideruar si një nga produktet më të mira të brandit.

Nese celuliti eshte nje nga problemet tuaja, klikoni linkun per te lexuar se si ta reduktoni ate nepermjet ketij scrubi.