eçipetat, aq sa mirë na bëjnë të ndjehemi kur i veshim po aq i urrejmë kur na shtrëngojnë e na bezdisin. Ato na bëjnë të ndihemi seksi kur nivelet tona të vetbesimit janë të ulëta por në momentin që kthehemi në shtëpi, ne thjesht duam t'i heqim. Rreth sutjenave janë krijuar disa mite që shumica prej nesh i marrin si të mirëqëna por në të vërtetë janë të gabuara. Hidhini një sy disa prej tyre në këtë artikull.

Nëse nuk vesh sutjena, gjoksi do të varet.
Nuk është e vërtetë. Ajo që ndodh kur ju ndaloni së veshuri sutjena për një kohë të gjatë, gjoksi juaj do të marrë formën e tij natyrale.

Mbajtja e sutjenave gjatë gjumit do tju ndryshojë formën e gjoksit.
Në fakt, është më mirë të mos vishni sutjena gjatë natës pasi mund të jetë shumë e pakëndshme.Situata bëhet edhe më shumë e vështirë në verë kur djeresiteni nga temperaturat e larta.

Sutjenat me tela të poshtme mund të rrisin rrezikun e kancerit
E gabuar! Telat përdoren vetëm për t'i dhënë mbështetje shtesë gjoksit tuaj dhe për ta ngritur atë. Por asnjë studim nuk ka vërtetuar që sutjenat me tel mund të çojnë në një rrezik të shtuar të kancerit.

Sutjenat në ngjyrë të hapur nuk duken dhe aq shumë
Sa shpesh keni zgjedhur reçipeta me të njëjtën ngjyrë me veshjen tuaj për ditën në mënyrë që ato mos të duken aq shumë poshtë bluzës? Megjithatë, kjo nuk do të ndihmojë.

Të flesh me sutjena rrit rrezikun e kancerit
Kjo është diçka qesharake. Jo. Fjetja me reçipeta nuk shkakton kancer dhe as nuk mund ta bëjë gjoksin tuaj më të fortë. Nuk ka asnjë provë për të mbështetur këtë pretendim!

Larja e reçipetave në lavatriçe është në rregull
Në fakt nuk është ok. Larja me lavatriçe mund të shkatërrojë sutjenat tuaja dhe të ulë jetëgjatësinë e tyre, kështu që është më mirë t'i lani ato me dorë.

Kliko linkun per tu informuar me shume rreth trendeve te kesaj pranvere.