Mar 30, 2023
 in 
Flokë

Disa modele flokësh të thjeshtë që mund ti krijoni vetë për evente.

S

a herë ju ka ndodhur që jeni vonë për të shkuar në një event dhe nuk keni kohë të shkoni te parukierja? Ose në raste të tjera kur nuk keni dashur të shpenzoni një tufë me lekë për një stilim të thjeshtë flokësh?

Në këtë artikull do të gjeni zgjidhjen. Më poshtë po ju prezantojmë disa modele flokësh që mund ti krijoni vet në shtëpi shumë thjeshtë dhe në pak kohë. Dhe do të dukeni shumë bukur në eventet tuaja.

Onde me një kurorë në kokë.

Një kurorë me gërsheta dhe flokët me onde ujëvarë është një model perfekt për flokë me gjatësi. Kaçurrelat bëjnë të mundur shtimin e volumit.

Topuz voluminoz dhe gërsheta.

Nëse doni të krijoni diçka ekstra duhettë krijoni këtë stilim.

Modelet e flokëve për raste të veçanta nuk kanë nevojë të jenë të zbukuruara në mënyrë perfekte .Në fakt, ato shpesh mund të duken të çrregullta, të lehta ose të dyja. Luani me flokët tuaj të gjatë derisa të gjeni një kombinim topuzësh dhe gërshetash që ju duket super.

Gjysmë bisht.

Nëse merrni vetëm pjesën ballore të flokëve dhe krijoni një gjysmë bisht nga mbrapa flokët tuaj do të duken shumë bukur. Do të dukeshin shumë bukur nëse flokët kanë gjatësi të konsiderueshme dhe nëse keni një lyerje me fije ose highlights.\

Topuz formal.

Ky është një model flokësh mjaft klasik. Filloni duke përdredhur pjesët e përparme të flokëve pak sipër vijës së veshit dhe duke i siguruar ato me karfica flokësh. Më pas, përdridhni pjesët e flokëve që kanë mbetur poshtë duke bërë kunja të lirshme dhe ngjitini ato në vend ndërsa vazhdoni. Është në rregull nëse flokët dalin më të çrregullt sesa të ngurtë. Modelet e flokëve për raste të veçanta janë për të gjitha llojet e personalitetit.

Flokë të shkurtër me onde.

Nëse keni flokë të shkurtër dhe ju duket sikur nuk keni shumë mundësi krijimi atëherë krijoni një onde te thjeshtë. Jo vetëm flokët do tju duken më të bukur por dhe më me volum.

 

 

Per tu kujdesur me shume per floket e tuaja lexoni kete artikull duke klikuar linkun.