uzët që shkëlqejnë,janë trend momentalisht në industrinë e së bukurës. Shumë make up brands i janë përshtatur kohës dhe kanë prodhuar lipgloss pafund për të qënë kryefjala e momentit.
Ja disa nga lipglosset që janë shitur masivisht dhe janë konsideruar si një investim i mirë për koleksionin tuaj të make up.
Fenty Beauty Gloss Bomb Universal Lip Luminizer
Ky lipgloss ka marrë shumë vlerësime pozitive nga kritikët e bukurisë dhe influencers. Ai ka një efekt të lehtë shkëlqimi dhe jep hidratim të bukur buzëve. Vjen në disa nuanca duke ju dhënë mundësi të zgjidhni ngjyrënqë ju përshtaet më shumë.

NYX Butter Gloss
Ka një formulë të përshtatshme për hidratimin e buzëve dhe jep një efekt të bukur me pak shkëlqim. Ai gjithashtu ka një gamë të gjerë ngjyrash dhe për çmimin që ka ofron më të mirën e mundshme.

Too-Faced Lip Injection Extreme
Një nga produktet më të evidentuar nga Too faced është ky lipglos. Bën diferencën sepse përveçse i jep shkëlqim buzëve, ka tendencën ti bëjë ato të duken më të fryra e më të mëdha.. Qëndron gjatë në buzë dhe mban një aromë shumë të këndshme.

Maybelline New York Lifter Gloss
Ky lipgloss është konsideruar si një version më ekonomik i Fenty Gloss Bomb. Kanë pothuajse të njëjtin efekt dhe nëse doni të kurseni pak këtë muaj, blini versionin e Maybelline sepse nuk do tju zhgënjejë.

Dior Addict Lip Maximizer Plumping Gloss
Lipglossi që ka qenë viral në rrjetpër shumë kohë. Ka një formulë që i jep efekt zmadhues buzëve dhe i bën ato të shkëlqejnë.. Hidraton në mënyrë perfekte dhe është shumë i lehtë në buzë.Pothuajse nuk e ndjen fare kur e e vendos.

Nese doni te informoheni me shume rreth lip balms klikoni linkun.