Feb 7, 2023
 in 
Personazh

Disa nga make up look më të bukur te BBA VIP

B

ig Brother Albania Vip është emisioni më i ndjekur i momentit. Të martave dhe të shtunave të gjithë janë para ekranit për të ndjekur spektaklin prime.

E nëse ju jeni të përfshirë me dinamikat brenda shtëpise ne jemi përqëndruar te looku i vajzave në prime. Disa herë make up i tyre rrezaton dhe disa herë lë për të dëshiruar.Në këtë artikull kemi përzgjedhur disa prej grimeve që kanë goditur në shenjë.

 Kiara Tito

Ky make up kishte ngjyra perfekte që kombinonin shumë me veshjen e Kiarës atë natë.Tiparet i janë theksuar dhe flokët janë stiluar bukur, fiks për një natë prime show.

Efi Dhedhes

Le të themi se ky look është pothuajse perfekt. Njgyrat e make up janë në harmoni me aksesorët dhe veshjen. Flokët në stilin wet e bëjnë Efin të duket shumë elegante.

Olta Gixhari

Një bjonde me flokët me onde,me buzë të kuqe flakë dhe një fustan të zi klasik është kombinimi perfekt.

Diola Dosti

Me këtë make up look, Diola duket fiks si një vajzë e vogël me grim minimal. Përcjell pozitivitet me anë të pamjes.

Nita Latifi

Në këtë puntatë Nita ka dalë pak nga zona e komfortit duke vendosur extension që ia bëjnë flokët të duken më të dendur dhe më të bukur. Make up me ngjyrat e tokës i shkon shumë me sytë dhe veshjen.

Tea Trifoni

Zakonisht Tea zgjedh një grim që e bën të duket më e madhe në moshë. Por në këtë foto thjeshtësia e make up dhe flokët e drejta e tregojnë shumë të lezetshme.

Valbona Mema

Flokët e kapura nxjerrin më shumë në pah tiparet e fytyrës së saj. Make up është përshtatur mjaft mirë me stilin që Valbona ka.

Dea Mishel

Në këtë makeup Dea ka zgjedhur të theksojë më shumë sytë duke krijuar një penel shumë të veçantë e duke lënë më të thjeshta buzët. Flokët e drejta e të rregullta i japin më shumë hijeshi.

Nëse doni të lexoni më shumë për trendet e fundit të make up klikoni linkun më poshtë

https://www.revistakozmetike.al/posts/trendi-i-cold-make-up